Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të ndeshjeve të raundit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Të lidhura
None found
Kristjan Asllani ka marrë vlerësimin maksimal nga “SofaScore”, me notën 10, pas paraqitjes së tij të spikatur dhe dopietës së shënuar ndaj San Marinos.
Mesfushori shqiptar e ndan këtë vlerësim me Michael Olise. Ylli i Francës dhe Bayern Munich është lojtari i vetëm tjetër në 11-she që është vlerësuar me notën perfekte 10.

Në formacionin më të mirë është përfshirë edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë është vlerësuar me notën 7.9, ndërsa pavarësisht se aktualisht është pa ekip, 32-vjeçari vijon të paraqitet në një nivel të lartë.
