Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” është pjesë e rrjetit të qendrave të afiliuara me Aortic Association në Evropë, si një nga të paktat qendra të listuara në Ballkan.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se javën e kaluar, në këtë qendër u realizua me sukses një ndërhyrje për rindërtimin e rrënjës së aortës, zëvendësimin e aortës ascendente dhe riparimin e harkut të aortës te një pacient i operuar më parë.
“Një ndërhyrje e tillë realizohet vetëm në qendrat kryesore evropiane, pjesa më e madhe e të cilave janë pjesë e Aortic Association”, thuhet në pastimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë ky është një vlerësim që dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit, si dhe rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve shëndetësore në vend.
Spitali ‘Shefqet Ndroqi’, pjesë e rrjetit evropian të qendrave të afiliuara me ‘Aortic Association’, Ministria e Shëndetësisë: Vlerësim që dëshmon rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve











Komente
Komento