Shqipëria në garë për Ligën B dhe vazon e tretë, ja çfarë duhet të ndodhë për Europianin

Shqipëria në garë për Ligën B dhe vazon e tretë, ja çfarë duhet të ndodhë për Europianin

11:26, 07/10/2026

Shqipëria ka marrë një pozicion të rëndësishëm në Grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe tashmë vëmendja është përqendruar te dy objektiva që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rrugëtimin e kuqezinjve: ngjitja në Ligën B dhe pozicionimi në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Europianit.

Kuqezinjtë janë rikthyer në krye të grupit dhe mbyllja e edicionit në vendin e parë do të kishte një rëndësi të veçantë. Në këtë rast, Shqipëria do të siguronte ngjitjen në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Nations League, ndërsa do të ruante edhe një tjetër mundësi për të synuar kualifikimin në Europian përmes “play-off”-it.

Vazoja e tretë, objektiv i rëndësishëm

Një tjetër përfitim lidhet me shortin e ardhshëm të kualifikueseve të Europianit. Nëse renditja aktuale nuk ndryshon, Shqipëria do të pozicionohej në vazon e tretë.

Ky pozicion do të shmangte vazon e katërt dhe do t'i jepte Shqipërisë një vend më të favorshëm në ndarjen e grupeve të eliminatoreve.

Por gjithçka mbetet e lidhur me rezultatet e ndeshjeve të mbetura dhe renditjen përfundimtare të grupit.

Kosova aktualisht në vazon e dytë

Në një situatë interesante ndodhet edhe Kosova. Dardanët janë aktualisht pjesë e vazos së dytë, ndërsa për ta ruajtur këtë pozicion duhet të lënë pas Irlandën në sfidat e nëntorit.

Kështu, si Shqipëria, edhe Kosova ndodhet në një moment ku ndeshjet e fundit mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shortin e ardhshëm të Europianit.

Si janë të ndara vazot aktualisht?

Vazo 1: Spanja, Portugalia, Franca, Anglia, Holanda, Greqia, Italia, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Kroacia, Norvegjia.

Vazo 2: Uellsi, Çekia, Serbia, Turqia, Zvicra, Suedia, Austria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Hungaria, Kosova.

Vazo 3: Irlanda, Ukraina, Polonia, Skocia, Gjeorgjia, Izraeli, Rumania, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Mali i Zi, Islanda, Shqipëria.

Vazo 4: Bjellorusia, Finlanda, Qipro, Estonia, Bullgaria, Luksemburgu, Ishujt Faroe, Armenia, Moldavia, Kazakistani, Letonia, San Marino.

Vazo 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari, Andorra, Lihtenshtejni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco