AKTUALITET /

Pjesë e grupit të call center, dënohet me 6 vite burg nëna e foshnjës 4 muajshe! Do të çohet në burgun e grave

Shkruar nga Versus

Pjesë e grupit të call center, dënohet me 6 vite burg nëna e

Një vendim i marrë nga Gjykata e Apelit për nënën e një foshnje 4 muajshe ka shkaktuar shqetësim të madh për mënyrën sesi vogëlushja do tërritet.

Gerta Gjoci Pepa u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim përmes call-centerave ku dyshohet se ka qenë pjeseë e grupit të Bruno Çobos. Deri më tani, ajo kishte qëndruar në arrest shtëpie prej 3 vitesh.

"Greta Gjoci (Pepa), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal."- thuhet në njoftimin e SPAK për dënimet e grupit të Çobos i cili u ekstradua nga Dubai.

Grupi dyshohet se përmes mashtrimit ka përfituar 4.7 milionë euro duke mashtruar shtetasit italianë.   Në shkallën e parë, Gjoci u dënua me 10 vite burgim, por nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke përfunduar në 6 vite e 8 muaj burgim. Sipas mediave, e dënuara do të shoqërohet nga policia për në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Mbetet për t’u parë sesi do të trajtohet situata në kushtet kur e dënuara ka edhe një foshnjë 4 muajshe për të cilën duhet të kujdeset. Versus.al

Poll