Rusia kreu sulm në Ukrainë, 11 të vr'arë, Zelensky bën thirrjen e fortë

Bota

Rusia kreu sulm në Ukrainë, 11 të vr'arë, Zelensky
Të paktën 11 persona janë vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se rusët synuan sektorin e energjisë.

Zelensky theksoi se një ndër sfidat kryesore janë raketat balistike ruse, ndërsa bëri thirrje ndaj aleatëve për t’iu ofruar mbrojtje ajrore.

Një nga objektivat kryesore ishte infrastruktura jonë energjetike. Rusët duan të sulmojnë në një mënyrë të dhimbshme dhe demonstrative”, tha Zelensky në një postim në Telegram.

“Raketat balistike ruse mbeten sfida më e madhe. Dhe sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktualisht një nevojë jetike për ne.”

Nga të paktën 11 të vdekur gjithsej, 5 vdiqën në një ndërtesë apartamentesh në Pryluky, në Ukrainën veriore. Zelensky, nga ana e tij, tha se mund të ketë ende njerëz të bllokuar në rrënoja.

ME TE LEXUARAT