Digjnin goma dhe plastikë për të prodhuar gëlqere, IKMT merr vendimin për 3 furra në Krujë
Lajmifundit
/
7 October 2026, 11:13
Aktualitet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të mërkure.
Tre furra artizanale të gëlqeres ku digjeshin goma dhe mbetje plastike në Krastë të Krujës u shkatërruan nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Pas një ankese të mbërritur në institucion, u kryen verifikimet e nevojshme, u shëmben strukturat e furrave dhe rasti ju referua Policisë së Shtetit për identifikimin e kundravajtësve.


