Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë, Shqipëria nuk ka asnjë në historinë e vetë

Shkruar nga Newsbomb
Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë,
Tre presidentet gra te Kosoves, Justina Shiroka ne qender, Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani ne te dy krahet

Kosova, në minutat e para të datës 7 tetor 2026, është bërë me presidente të re, pas muajsh të tërë me këtë pozitë vakante - e mbajtur me ushtrues detyre. Justina Shiroka-Pula është e para e shtetit që pritet të shërbejë në këtë pozitë për një periudhë 5-vjeçare.

Konfirmimi i Shiroka-Pulës në postin e drejtueses së shtetit erdhi pasi u votua nga 81 deputetë në seancën e jashtëzakonshme.

Por, zgjedhja e Shiroka-Pulës në postin e të parës së shtetit, pason një grua tjetër. Ishte Vjosa Osmani, presidentja që shërbeu nga viti 2021 deri më 2026 në këtë post.

Më herët, edhe një grua e kreu këtë detyrë. Ishte Atifete Jahjaga ajo që u zgjodh në vitin 2011 dhe që shërbeu deri më 2016.

Pra, Kosova është bërë një ndër vendet e pakta në botë që për drejtues shteti ka pasur tre gra në historinë e saj si një shtet i ri. Vlen të theksohet se Shiroka-Pula është Presidentja e shtatë në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, në Tiranë situata është tjetër. Shqipëria ende nuk ka zgjedhur një presidente grua në historinë e saj, pavarësisht viteve të gjata si një shtet i konsoliduar dhe i pavarur, ndryshe nga Kosova që është një shembull i qartë besimi te gratë dhe vajzat e Republikës ende të brishtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese