Kryeministri Rama: Buxheti 2027 prek rekordin e 10 miliardë eurove
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar vijojnë me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutohet projektbuxheti 2027.
Rama ndau sot pamjet nga raportimi i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për projektbuxhetin 2027 dhe tha se ky buxhet prek rekordin e 10 miliardë eurove.
“Vijon puna me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë”, shprehet Rama.
“Do të aplikojmë për herë të parë duke filluar nga viti 2027 bonusin e bebeve i cili do të paguhet çdo muaj. Këtë vit do të bëjmë dhe përjashtim nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale për shtresat në nevojë”, informoi Malaj.
“Kemi bërë një rritje me rreth 1 miliard lekë apo rreth 10 milionë euro për financimin e barnave dhe të pajisjeve në shërbimin e kujdesit parësor dhe dyqësor”, shtoi më tej Malaj.

