Nga Nicholas Vincour, POLITICO
Diplomatët po diskutojnë ngritjen e ekipeve të emergjencës, financim nga BE-ja dhe mënyrën e komunikimit gjatë krizave, ndërsa disa kryeqytete paralajmërojnë se Brukseli rrezikon të dublojë rolin e NATO-s.
Kryeqytetet e shteteve anëtarë të BE-së po përgatiten për mënyrën se si duhet t’i përgjigjet blloku një sulmi të madh hibrid me disa viktima – diçka që gjithnjë e më shumë duket e mundur, sipas pesë diplomatëve dhe zyrtarëve të BE-së.
Por përpjekjet për këto përgatitje po ekspozojnë edhe ndasitë rreth peshës që BE duhet të ketë në çështjet e sigurisë dhe nëse pëprjekjet e bllokut janë të panevojshme kur në lojë është edhe NATO.
Bisedimet rreth një skenari sulmi janë zhvilluar gjatë javëve të fundit mes ambasadorëve të BE-së nga të 27-të shtetet anëtare, të mbeldhur në një format të kufizuar,” çka nënkupton takime pa telefona dhe pa praninë e asistentëve. Diskutimet janë intensifikuar qysh nga zbulimi i një droni me eksplozivë në aeroportin e Lajpcigut në gusht, thanë diplomatët dhe zyrtarët në kushte anonimiteti dhe konfidencialiteti.
Ndërsa BE-ja diskuton prej vitesh skenare të tilla – duke zbuluar një strategji hibride që synon koordinimin e reagimit ndaj sulmeve kibernetike, interferencës në zgjedhje dhe sabotazhit – bisedimet e fundit janë përqëndruar tek rreziku i sulmeve më serioze me pasoja të rënda. Dy diplomatë thanë se një takim mes amabsadorëve të BE-së të mërkurën e kaluar u përqëndrua në mënyrë specifike në shembuj të tillë.
Qysh nga pushtimi i Ukrainës, BE thotë se Moska e ka intensifikuar fushatën e sulmeve kibernetike, sabotazheve dhe operacioneve të tjera të fshehta në të gjithë bllokun.
“Demokracitë e Europës po përballen me një numër kërcënimesh në rritje,” deklaroi për POLITICO Komisioneri Europian për Drejtësiën. “Ne po përforcojmë kapacitetet tona për të pritur dhe zbuluar kërcënimet, si edhe për të përmirësuar paralajmërimet e hershme dhe të garantojmë që Europa mund të përgjigjet shpejt dhe kolektivisht nëse testohet qëndrueshmëria jonë demokratike.”
Bisedimet mes diplomatëve dhe ministrave europianë janë përqendruar tek dislokimi i ekpieve të reagimeve emergjente, lehtësimi i fondeve për të ndihmuar shtetet e prekura dhe mënyrës se si liderët e institucioneve të BE-së duhet të komunikojnë, tha një zyrtar i BE-së.
“Duhet të jemi të përgatitur për diçka serioze,” tha një diplamt i BE-së. “Fatkeqësisht, Lajpcigu na tregoi se nuk mund të përjashtojmë incidentet serioze dhe potencialisht me shumë viktima.”
Një tjetër zyrtar i BE-së shtoi: “Nisur nga shkalla e aksionit të Rusisë këtu, është e destinuar që do të kemi pasoja herët. Është thjesht çështje fati që nuk kemi patur deri tani.”
‘Shumë konfuzuese’
Blloku po përpiqet të manaxhojë raporte thuajse të përditshme të të ashtuquajturave sulme hibride – një etiketë e përdorur nga BE dhe NATO për të përshkruar aktivitete subversive që nuk përbëjnë ende një akt të drejtpërdrejtë lufte. Të martën, disa marinarë u shpallën të zhdukur pasi anija e tyre u fundos nga një sulm me dronë në Detin e Zi, sipas zyrtarëve bullgarë.
Ngjarja erdhi pas incidentit në aeroportin e Lajpcigut, një zjarri të dyshimtë në një stacion të komunikimeve Starlink në Poloni dhe një komploti për vendosjen e pajisjeve shpërthyese në qendra komerciale në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha këto krahas shkeljeve të rregullta të hapësirës ajrore.
“Është e qartë që, nëse Rusia po përdor gjithnjë e më tepër mjete vdekjeprurëse për të testuar gatishmërinë e kundërmasave tona, dikur do të ketë edhe viktima,” deklaroi Teija Tiilikainen, drejtor i Qendrës Europiane të Ekselencës për Reagimin ndaj Kërcënimeve Hibride. “Në njëfarë pikë, me ose pa dashje, kjo është ajo çfarë ndodh.”
Nëse disa qytetarë të BE-së apo vendeve anëtare të NATO-s vriten gjatë një sulmi, trysnia për të vepruar do të rritet së tepërmi ndaj të dyja institucioneve. “Jemi tejet të frikësuar nga marrja e një jete aleate,” deklaroi një diplomat i NATO-s, çka do ta “rriste së tepërmi presionin” për të vepruar.
Megjithatë, diskutimet në nivelin e BE-së kanë nxitur kritikat e disa kryeqyteteve që thonë se BE-ja po e tejkalon rolin e saj në lidhje me sigurine, duke duplikuar potencialisht funksionet bazë të NATO-s, aleancës transatlantike që është prej 80 vitesh në themel të sigurisë europiane.
“Kjo rrezikon të shkaktojë konfuzion tek vendimmarrësit e të gjitha niveleve,” deklaroi Oana Lungescu, profesore në RUSI dhe ish-zëdhënëse e NATO-s. “Nëse ka konfuzion ose duplikim, kjo rrezikon të ngadalësojë procesin e vendimmarrjes, gjë që ka pasoja sepse koha është gjithmonë esenciale.”
Një tjetër problem është mungesa e komunikimeve të sigurta në BE dhe dyshimi se informacionet sensitive që ndahen gjatë takimeve të ambasadorëve mund të rrjedhin, sipas disa diplomatëve. Raportimet se ish-ministri i Jashtëm i Hungarisë ndante informacione nga bisediemt në nivel liderësh me homologun e tij rus, vetëm sa i thellojnë shqetësimet, duke i detyruar shtetet anëtare t’i kufizojnë informacionet vërtet sensitive vetëm brenda formateve të NATO-s.
“Qeveria ime është tejet dyshuese kur flitet për ndarjen e inteligjencës sensitive në Coreper, apo edhe no sallën e liderëve,” tha një diplomat nga një shtet i krahut lindor të BE-së. “Ose informacioni rrjedh në media, ose shkon drejt e në Moskë.”
Protokolle që mbivendosen
Kundërshtimi koinçidon me përpjekjet e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për forcimin e kredencialeve të sigurisë së bllokut.
Gjatë fjalimit të saj më të fundit në Strasburg, ish-ministrja gjermane e mbrojtjes prezantoi një “protokoll të sigurisë ndaj emergjencave,” për të ndihmuar shtetet anëtarë të koordinohen pikërisht në lidhje me skenarin në fjalë. Protokolli, së bashku me idenë e von der Leyen për krijimin e një “Këshilli Europian të Sigurisë,” pritet të përfshihet në “Strategjinë Europiane të Sigurisë,” që sipas dy diplomatëve, do të publikohet në nëntor.
Por një sërë diplomatësh kanë kundërshtuar, duke argumentuar se përpjekje të tilla do të merrnin muaj për t’u përgatitur dhe me gjasë do të duplikonin fuknsione ekzistuese brenda BE-së.
Një diplomat i rangut të lartë u shpreh se, në vend të formateve të reja që e shtojnë kompleksitetin, BE duhet të forcojë mjetet aktuale të përgjigjes ndaj krizave.
“Jemi shumë të shqetësuar në lidhje me protokollin e sigurisë së emergjencave,” tha diplomati në fjalë. “Ne kemi aktualisht mekanizma ekzistuese. Nëse ka një krizë, kemi Përgjigjen Politike të Integruar (IPCR), që funksionoi mirë gjatë pandemisë dhe krizave të tjera.”
Putinit nuk i intereson
E krijuar në kornizën e Traktatit të Lizbonës, IPCR i lejon shtetit që ka presidencën e BE-së, me kërkesë nga shteti i prekur, që të thërrasë takime emergjente, të cilat përfshijnë ekspertë nga NATO, OKB, ose trupa të tjera ndërkombëtare.
Në rast të një sulmi hibrid masiv, barra për të vendosur se si do të procedohet i mbetet shtetit të prekur prej tij. Franca thirri Nenin 42.7 të BE-së pas sulmeve të vitit 2015 në Bataclan, duke shenjuar të vetmen herë kur ndihma e përbashkët është thirrur. Megjithatë, Lungescu vuri në pah se ky ishte një “vendim politik” nga Parisi që nuk çoi në shfaqje të rëndësishme të ndihmës së përbashkët, përtej koordinimit të hetimeve kundër terrorizmit mes Francës dhe Belgjikës.
Për të shmangur konfuzionin rreth asaj se kush bën çfarë në ngjarje me viktima në masë, Lungescu tha se puna duhet të ndahet mes të dy palëve: NATO të trajtojë ndarjen e inteligjencës dhe deterrencën ushtarake, ndërsa BE-ja të përqëndrohet te reagimi civil.
Për Tiilikainen, përpjekjet e BE-së për të koordinuar reagimet ndaj sulmeve hibride janë të dobishme, por brenda limiteve. Megjithatë, ajo shprehet se ato nuk janë “të krahasueshme me me masat e rezistencës në nivel kombëtar,” siç është qasja e Finlandës ndaj sigurisë.
Lungescu theksoi gjithashtu se Moska nuk bën asnjë dallim mes dy organizatave. “Të them të drejtën, Presidentit Putin nuk i intereson nëse vendimet merren nga Coreper 2 apo nga NAC,” shtoi ajo, duke ju referuar respektivisht takimeve të ambasadorëve të BE-së dhe trupës vendimmarrëse të NATO-s. “Thjesht Moska nuk mendon në këtë mënyrë.”
Lini një Përgjigje