LIVE UPDATES
Politike

Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente, ja kush kanë qenë zonjat e para të shtetit

Në vetëm 15 vjet, posti më i lartë i shtetit është mbajtur nga tri gra: Atifete Jahjaga, Vjosa Osmani dhe tani Justina Shiroka-Pula.

7 Tetor 2026, 11:15 Nga E. D
Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente, ja kush
Vjosa Osmani, Justina Shiroka-Pula, Atifete Jahjag

KOSOVË- Kosova e ka kthyer në traditë tashmë zgjedhjen e grave në postin e Presidentes. Pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit, në krye të shtetit u zgjodh mbrëmë, Justina Shiroka-Pula, emri që i dha fund ngërçit të gjatë politik në vend.

Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente, pas një marrëveshjeje në çastet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo u zgjodh që në rundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë rund. Pra në vetëm 15 vjet, posti më i lartë i shtetit është mbajtur nga tri gra: Atifete Jahjaga, Vjosa Osmani dhe tani Justina Shiroka-Pula.

7 prill 2011, Atifete Jahjaga

Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente, ja kush

Pranvera e vitit 2011 ishte një nga momentet më të vështira për politikën kosovare. Pas shpalljes antikushtetuese të zgjedhjes së Behgjet Pacollit si president, vendi u përfshi nga një krizë institucionale.

Në këtë situatë, në skenë doli një emër i papritur: Atifete Jahjaga, atëherë zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, me gradën kolonel. Pas një marrëveshjeje mes liderëve politikë të kohës, Jahjaga u bë kandidatura konsensuale për presidente. Më 7 prill 2011, ajo u zgjodh në krye të shtetit.

E diplomuar për drejtësi dhe me një karrierë të gjatë në Policinë e Kosovës, Jahjaga u përball me etiketime si “Presidentja e zarfit”, për shkak të mënyrës së papritur se si emri i saj u bë pjesë e marrëveshjes politike.

Megjithatë, ajo e përfundoi mandatin e plotë pesëvjeçar, deri më 7 prill 2016. Gjatë presidencës, një nga çështjet ku u përqendrua ishte mbrojtja e të drejtave të grave dhe e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

4 prill 2021 Vjosa Osmani

Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente, ja kush

Pesë vite pas Atifete Jahjagës, në Presidencën e Kosovës u zgjodh Vjosa Osmani. Juriste e diplomuar dhe me studime të avancuara në Shtetet e Bashkuara, Osmani e nisi karrierën politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku shërbeu edhe si këshilltare e presidentit Fatmir Sejdiu. Ajo ishte pjesë e ekipit ligjor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pas përplasjeve me drejtuesit e LDK-së, Osmani u largua nga partia dhe krijoi iniciativën “Guxo”. Në zgjedhjet e vitit 2021 garoi në listën e Vetëvendosjes dhe mori mbi 300 mijë vota personale. Më 4 prill 2021 u zgjodh Presidente e Kosovës, pasi kishte ushtruar përkohësisht edhe detyrën e presidentes pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Gjatë mandatit pati bashkëpunim me qeverinë e Albin Kurtit, por edhe dallime për çështje të politikës së jashtme dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Në prill 2026 përfundoi mandatin pesëvjeçar. Një muaj më vonë, Osmani u rikthye në Lidhjen Demokratike të Kosovës, partia ku kishte nisur karrierën e saj politike.

7 tetor 2026, Justina Shiroka-Pula 

Kosova e kthen në traditë zgjedhjem e grave si Presidente, ja kush

Presidentja e tretë grua u zgjedh mbrëm, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Justina Shiroka Pula u zgjedh presidente, qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për. Shiroka Pula u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon me përgjegjësi detyrën e re.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Shiroka Pula u propozua në çastet e fundit të afatit për presidentin e ri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidatura e saj u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, ku më 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa më 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.  Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë./Dosja.al

atifete jahjaga vjosa osmani justina shiroka-pula


Sondazh

Poll

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral