Vdekja e studiues në laborator, pas SHBA-së edhe OBSH kërkon detaje nga Rusia

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 11:54 | Bota

Vdekja e studiues në laborator, pas SHBA-së edhe OBSH kërkon

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte kërkuar informacion nga autoritetet ruse mbi raportet e medias për një punonjëse të laboratorit me pneumoni me shkak të papërcaktuar.

OBSH-ja kërkoi gjithashtu informacione të mëtejshme për të sqaruar shkakun e pneumonisë së rëndë dhe patogjenin që nxiti masat e shëndetit publik, tha ajo në një deklaratë.

Mbikëqyrësi i shëndetësisë i Rusisë tha të martën se nuk ishte zbuluar asnjë rast i murtajës midis askujt që kishte rënë në kontakt me punonjësen e laboratorit të institutit të murtajës në Siberi, e cila vdiq javën e kaluar.

Më herët mediat amerikane raportuan se Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin mbi Rusinë për vdekjen e studiueses 28-vjeçare në një laborator siberian që studionte murtajën pneumonike dhe masat pasuese të karantinës.

Në një deklaratë zyrtare, të njohur si démarche, Departamenti i Shtetit i kërkoi Moskës të përmbushë detyrimet ndërkombëtare të raportimit shëndetësor, duke paralajmëruar se dështimi i saj për të zbuluar detajet e vdekjes së studiueses së re shkel detyrimet ndërkombëtare shëndetësore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të flasë "shumë shpejt" me presidentin rus, Vladimir Putin, në lidhje me rastin e dyshuar të murtajës pneumonike që u shfaq në rajonin Irkutsk të Siberisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos