“Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”, Demo në Akademinë e Sigurisë: Jemi në rrugë të mbarë për pagat

7 Tetor 2026 | 12:04

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë drejtuar studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë, vuri theksin te përgjegjësia që mbart brezi i ri i Policisë së Shtetit dhe nevoja për një polici moderne, profesionale dhe me integritet.

Demo theksoi se uniforma e shtetit është përgjegjësi dhe jo privilegj, ndërsa autoriteti i dhënë nga ligji duhet ushtruar me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe integritet.

“Uniforma e shtetit është përgjegjësi, nuk është privilegj. Autoriteti që jep ligji duhet ushtruar me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe integritet”, tha ai.

Ministri Demo bëri të ditur gjithashtu se rritja e pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit është në rrugë të mbarë, duke paralajmëruar një rritje të konsiderueshme.

“Unë besoj që ne shumë shpejt, duke filluar që me politikën e pagave, dhe po e them dhe këtu sot zyrtarisht, që ne jemi në rrugë të mbarë përsa i përket rritjes së pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit. Do të jetë një rritje e konsiderueshme. Prandaj ditën që ju do të dilni në detyrë do të jeni trajtuar më mirë se paraardhësit tuaj. Një standard i ri unë besoj që fillon nga brezi i ri, e unë jam i bindur që ju do të jeni shembulli më i mirë i asaj çfarë ne duam të projektojmë për të ardhmen, gjithmonë duke ndjekur eksperiencën e ndërtuar prej vitesh e vitesh në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur praktikat më të mira të konsoliduara në Policinë e Shtetit, gjithmonë duke ndjekur të gjithë atë që është realizuar me shumë mund dhe në kohë të vështira, nga të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit”, theksoi ministri.

Demo e lidhi këtë proces edhe me objektivin e integrimit evropian, duke theksuar se Shqipëria synon të përmbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenda vitit 2027, çka kërkon ngritjen e standardeve edhe në Policinë e Shtetit.

“Kombinimi i faktorit të ardhmes që jeni ju me eksperiencën që ne kemi në Policinë e Shtetit do të jetë formula për të garantuar një Polici Shteti, e cila do të plotësojë të gjitha standardet që ne do të donim për të ardhmen e vendit. Sot do të doja t’ju uroja shumë suksese në këtë rrugëtim”, ka përfunduar Demo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mashtruan qytetarët përmes Call Center, 5 të dënuarat e grupit të Bruno Çobos i kërkojnë GJKKO pezullimin e dënimit

Pesë nga të dënuarat e dosjes së grupit të Bruno Çobos, të cilët akuzohen për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes platformave të “Call Center”, i...
11:39 | 07/10/2026

Tre vatra zjarri gjatë natës në Vlorë, dyshohet se janë të qëllimshme (VIDEO)

Një zjarr ka rënë gjatë orëve të vona të natës në fshatin Bestrovë të Vlorës. Sipas informacioneve, tre vatra zjarri janë shfaqur në tre vende...
11:24 | 07/10/2026

IKMT shkatërron tre furra artizanale të gëlqeres në Krastë të Krujës (VIDEO)

Tre furra artizanale të gëlqeres, ku dyshohet se digjeshin goma dhe mbetje plastike, janë shkatërruar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në zonën...
10:52 | 07/10/2026