Ushtarët amerikanë të stacionuar në Okinaëa të Japonisë janë vendosur nën orë policore, të paktën për një muaj, dhe e kanë të ndaluar tani të konsumojnë alkool, ndërsa i nënshtrohen një trajnimi disiplinor pasi një pjesëtar i Marinës akuzohet se ka vrarë dhe grabitur një grua vendase. Ushtari Devin Jacob Ballard, 20 vjeç, dyshohet se vrau Anna Yagi-n, 39 vjeçe, në një hotel në Naha, kryeqyteti i prefekturës më jugore, të shtunën, dhe se i mori asaj portofolin dhe çantën e shpinës. Ballard i mohon akuzat, bëri të ditur policia. Ky rast është më i fundit në një seri incidentesh të viteve të fundit që kanë nxitur shqetësim lidhur me praninë e madhe të trupave amerikane në zinxhirin e ishujve pranë Tajvanit dhe Kinës; zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se kjo mund të minojë lidhjet jetike për sigurinë në Azinë Lindore. "Çdo ndërveprim me fqinjët tanë ose ndërton, ose minon besimin që është thelbësor për ekipin tonë. Kur ai besim dëmtohet, kjo ndikon në forcën e aleancës sonë dhe në sigurinë e këtij rajoni," tha të martën gjenerallejtënant Benjamin Ëatson në deklaratën ku njoftoi masat e reja. Të gjitha operacionet ushtarake amerikane në Okinaëa do të pezullohen për 48 orë ndërsa trupat i nënshtrohen trajnimit mbi standardet dhe disiplinën, shtoi Ëatson.