Flash

Messi, lamtumira me Argjentinën përfundoi mes emocioneve dhe momenteve tërësisht të sikletshme

Lamtumira e Leo Messi nga kombëtarja e Argjentinës ishte pak a shumë ashtu siç pritej. Praktikisht të gjithë qanë.

Lapsi.al 7 October 2026

Messi, lamtumira me Argjentinën përfundoi mes emocioneve dhe momenteve

Gola, asistime, djersë, momente të sikletshme dhe shumë lot. Lamtumira e Leo Messi nga kombëtarja e Argjentinës ishte pak a shumë ashtu siç pritej. Praktikisht të gjithë qanë. Arbitri i ndeshjes, Fernando Vejar, i dhuroi atij kartonët e ndeshjes, ata të lamtumirës nga Selección. Futbollistët e Beninit rrethuan numrin 10 për një selfie kujtimore në fund të ndeshjes, me Leon që nuk ishte edhe aq i lumtur. Një moment i sikletshëm, ashtu si ai kur pas ndeshjes një dron nisi të festonte Messin, ose më saktë duhej ta bënte, sepse fillimisht nisën një seri reklamash. Më pas foli ai, njeriu më i shumëpritur, që largohet pas 208 ndeshjesh dhe me golin e 126-të, i cili kujtoi babain dhe shfaqi emocionet e tij, duke evokuar trishtimin.

Messi, një gol e dy asiste në lamtumirën me Argjentinën

Ndeshja e fundit e Leos me kombëtaren argjentinase ishte përgatitur në detajet më të vogla, nuk mund të ishte ndryshe për dikë që nuk ka shënuar thjesht një epokë, por historinë e futbollit. Momenti i lamtumirës ishte tashmë i qartë pas finales së Botërorit, por u zyrtarizua disa javë më vonë. Benini, kundërshtari në ndeshjen e tangos së fundit të Messit, rezistoi gjatë, me pjesën e parë që u mbyll pa gola. Më pas Messi dhuroi dy asistime, për Otamendin dhe Nico Paz, dhe shënoi vetë golin e fundit me Argjentinën, për 3-0, por rezultati është gjëja që do të kujtohet më pak.

“Sot është dita më e trishtuar e karrierës sime”

Pas përfundimit të ndeshjes, me mikrofonin në duar, Leo foli i rrethuar nga familja e tij, bashkëshortja dhe tre fëmijët. Mendimi i parë ishte për babain, i cili ndërroi jetë dy muaj më parë. Më pas erdhën fjalët e nderimit për shokët e skuadrës, të cilët i cilësoi si luftëtarë, dhe fjalia më e fortë, e gjithsesi e parashikueshme: “Sot është dita më e trishtuar e karrierës sime”.

Selfiet me futbollistët e Beninit

Përveç shumë lotëve dhe duartrokitjeve, në festimin e lamtumirës pati edhe momente shumë të veçanta. Në radhë të parë ai i selfie-ve të futbollistëve të Beninit, të cilët rrethuan Messin, i cili në atë moment nuk dëshironte asgjë tjetër përveçse atë presion dhe ato fotografi. Njëri prej futbollistëve kundërshtarë e ndjek nga pas, e kap, i vendos krahun rreth qafës, ngre telefonin dhe fikson momentin. Messi, dhe nuk nevojitet ndonjë ekspert për ta kuptuar, ka një shprehje mjaft të bezdisur, përpiqet të çlirohet, dëshiron ta largojë, markimi ishte tepër i ngushtë.

Droni i festimit që nis me reklamat: dhe vërshëllehet

Por pati një gjë që shkaktoi një varg polemikash, edhe në rrjetet sociale që “çmendën” dhe lëshuan kritika të jashtëzakonshme ndaj atyre që organizuan mbrëmjen. Pas përfundimit të ndeshjes, dronët shfaqën disa pamje, por fillimisht nisën reklamat, të shoqëruara nga vërshëllimat e publikut, dhe më pas ishte radha e Messit. Por Leo në ato pamje gjuante me këmbën e djathtë, një gabim që të lë pa fjalë, praktikisht një sakrilegj.

Nuk kishte pamje me gola dhe trofe të ngritur, por vetëm këngë, gabime dhe reklama, me kritika ndaj presidentit Chiqui Tapia, i akuzuar prej kohësh se dëshiron të maksimizojë fitimet. Kritikat kishin qenë të ashpra tashmë për miqësoret e organizuara dhe tani ai është vënë në shënjestër edhe për çështjen e dronëve.

Në thelb, akuza se federata argjentinase dëshiron të fitojë para ka qenë gjithmonë e fortë, dhe ajo që u pa në sfond, por jo edhe aq larg, të vallëzimit të fundit të një kampioni të madh si Messi, nuk i pëlqeu aspak publikut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI