Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U vodhën 4.7 milionë euro italianëve, gratë e grupit të Bruno Çobos kërkojnë shtyrjen e dënimeve: Kemi fëmijë për të rritur (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
U vodhën 4.7 milionë euro italianëve, gratë e grupit të
Bruno Çobo, GJKKO

Një tjetër zhvillim ka ardhur këtë të mërkurë nga dosja e hapur në ngarkesë të personave që janë pjesë e grupit të Bruno Çobos, që akuzohen për vjedhjen e më shumë se 4 milionë eurove, bëhet me dije se pesë prej të dënuarave i kanë bërë kërkesë GJKKO-së duke kërkuar shtyrjen e dënimeve të caktuara ndaj tyre me argumentimin se kanë fëmijë për të rritur.

Burime për mediat bëjnë me dije se personat që kanë bërë kërkesë për shtyrjen e dënimit janë: Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, Rezarta Ibrahimi, 6 vite e 8 muaj burg, Greta Pepa, 6 vite e 8 muaj burg, Antoneta Malo, 6 vite e 8 muaj burg dhe Silvana Veliu, 6 vite e 8 muaj burg.

Në këtë çështje në total thuhet se janë përfshirë 6 femra, ndërsa bëhet me dije se dënimi i gjykatës është ekzekutuar për 4 prej tyre. Në kërkim janë Valbona Abedinaj dhe Antoneta Malo.

Kërkesa për shtyrjen e burgosjes së tyre, është bërë pak ditë pasi Gjykata e Apeli caktoi dënimet ndaj tyre, në mesin e të cilave renditet dhe Greta Gjoci Pepa, nënë e një foshnjeje 4-muajshe, dënimi i së cilës ngjalli debat këtë të mërkurë duke ngritur pyetje nëse burgosja e saj është e drejtë.

Mirëpo, siç raportuam dhe ne pak më parë, të qenurit nënë nuk e anulon automatikisht dënimin me burgim, sidomos kur dënimi përfundimtar është mbi 5 vjet. Por ligji parashikon mbrojtje dhe trajtim të posaçëm për gratë e burgosura me fëmijë. Për shembull, ligji parashikon seksione të veçanta për nënat me fëmijë deri në 3 vjeç dhe çerdhe të posaçme brenda institucionit.

Referuar njoftimit të SPAK të bërë publik në lidhje me goditjen  e grupit kriminal, të cilët përmes mashtrimit kompjuterik, dyshohet se kanë përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit, u bënë me dije veprat penale për të cilat akuzohen shtetaset e sipërpërmenduara.

Elisa Çaçi (Caci), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Rezarta Ibrahimi (Çaçi), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Greta Gjoci (Pepa), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Antoneta Malo (Pepkolaj), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Silvana Veliu, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Valbona Abedinaj (Resuli), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese