AKTUALITET /

Tragjedi në Itali, muratori shqiptar bie nga skela e ndërtimit dhe humb jetën

Autoritetet italiane po hetojnë për sigurinë e kantierit të ndërtimit ku po punonte 58 vjeçari shqiptar.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Itali, muratori shqiptar bie nga skela e ndërtimit dhe
I ndjeri, Saim Myrtaj dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Itali- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Rimini ku një punëtor shqiptar 58 vjeçar ka rënë nga skela dhe ka humbur jetën. I ndjeri, Saim Myrtaj u transportua në spital pas dëmtimeve të marra si pasojë e rrëzimit nga skela e ndërtimit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

58 vjeçari i cili punonte si murator, dyshohet se ka patur ndonjë problem të papritur shëndetësor që mund të ketë shkaktuar rënien e tij nga skela. Megjithatë kjo do të përcaktohet nga autopsia. Autoritetet italiane po hetojnë për të parë nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

Shqiptari jetonte në Rimini së bashku me familjen e tij që prej fillimit të viteve 2000, ndërsa më parë kishte patur edhe një kompani ndërtimi. Versus.al

Poll