Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të fundit në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit, ku është dëmtuar dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Shefki Frakulli, 69 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit.