Kongresi amerikan kërkon hetim për lidhjet e Kushner me industrinë izraelite të armëve
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
Disa familje në Shijak prej vitesh pretendojnë se janë lënë pa rrugë për të shkuar në banesat e tyre. Sipas denonc...
Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forc...
Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me një ditë të ngjeshur futbolli. Në program janë plot 13 ndeshje të turit të par&...
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës ka marrë vëmendjen e agjencisë ndërkombëtare t&...
Avionë të lehtë sulmi dhe automjete ushtarake janë parë në një qendër të re të përbashkët stërv...
Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë ne Roskovec ka shkaktuar dëme të shumta. Siç shihet edhe nga pamjet e s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës....
PARIS – Astronautja franceze Sophie Adeno do të nisë sot kthimin në Tokë, pas 235 ditësh të kaluar në Stacionin Nd&eu...
Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit. Si pasoj&eu...
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella të Riminit. Mediat italiane shkruajnë se, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës dhe viktima është shtetasi Saim Myrtaj.
Pas tragjedisë, Prokuroria e Riminit ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, aktualisht ndaj personave të paidentifikuar, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Një prej pikave kryesore të hetimit është përcaktimi i shkakut të rënies. Autoritetet po verifikojnë nëse Myrtaj humbi aksidentalisht ekuilibrin, nëse mund të ketë pësuar ndonjë problem shëndetësor apo nëse ka pasur probleme me kushtet e sigurisë në kantier.
Sipas mediave italiane, hetuesit kanë vendosur nën sekuestro skelën nga e cila ra 59-vjeçari. Do të kontrollohet struktura e saj, sistemet mbrojtëse, mënyrat e kalimit nga një nivel në tjetrin dhe respektimi i rregullave të sigurisë për punën në lartësi.
Gjithashtu, autoritetet do të verifikojnë se çfarë pajisjesh personale mbrojtëse kishte veshur Myrtaj në momentin e aksidentit.
Një rol të rëndësishëm në hetim pritet të ketë edhe autopsia, e cila do të përcaktojë me saktësi shkakun e vdekjes dhe dëmtimet e pësuara. Ekzaminimi mund të ndihmojë gjithashtu në rindërtimin e momenteve para rënies.
Sipas rindërtimit paraprak, i cili ende po verifikohet nga hetuesit, Myrtaj ndodhej i vetëm në nivelin e dytë të skelës, e vendosur përgjatë fasadës së jashtme të një pallati dykatësh ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje.
Ai dyshohet se ka rënë përmes hapësirës në platformën e skelës që përdorej për kalimin e shkallës nga një nivel në tjetrin. Pas një rënieje prej disa metrash, 59-vjeçari përfundoi në tarracën e një apartamenti në katin e parë.
Alarmi u dha nga banori i apartamentit, i cili dëgjoi një përplasje të fortë nga jashtë. Kur doli të shihte se çfarë kishte ndodhur, ai u përball me skenën tragjike dhe njoftoi menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore, zjarrfikësit, Policia e Shtetit dhe teknikë të mjekësisë së punës. Në orët pas aksidentit, në polici është marrë në pyetje punëdhënësi i Myrtajt, pronar i një kompanie ndërtimi në zonë.
Nga të dhënat e para, 59-vjeçari rezulton se kishte një numër identifikimi tatimor dhe punonte si artizan i pavarur për llogari të kompanive të tjera. Në të kaluarën ai kishte pasur edhe aktivitetin e tij në sektorin e ndërtimit.
Myrtaj ishte zhvendosur në Rimini në fillim të viteve 2000 dhe kishte punuar kryesisht si murator. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Lajmi ka shkaktuar dhimbje edhe në komunitetin shqiptar të zonës së Riminit. Shoqata Agimi Rimini shprehu publikisht ngushëllimet për familjen dhe dhimbjen për humbjen e bashkatdhetarit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse aksidenti ishte pasojë e një rrethane të rastësishme apo nëse në kantier ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Disa familje në Shijak prej vitesh pretendojnë se janë lënë pa rrugë për të shkuar në banesat e tyre. Sipas denonc...
Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forc...
Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë ne Roskovec ka shkaktuar dëme të shumta. Siç shihet edhe nga pamjet e s...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri. Vendimi ...
Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit. Si pasoj&eu...
Një punonjës policie, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Kruj...
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku jan&eu...
Një shpërthim i fortë ka shkaktuar panik mëngjesin e sotëm në Roskovec, ndërsa një grua rreth 75 vjeçe ka mbetur ...
Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Sipas TCH, ç&eum...
Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit t&...