Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Mesazh i ndjerë i Agronit për Armandin: Gëzuar ditëlindjen, kemi qenë bashkë gjithmonë me besimin e forcën që ta jep veç familja!

Shkruar nga Newsbomb
Mesazh i ndjerë i Agronit për Armandin: Gëzuar ditëlindjen,
Agron dhe Armand Duka

Agron Duka, politikan, ish kreu i Partisë Agrare ka zgjedhur rrjetet sociale të urojë ditëlindjen e vëllait të tij, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në ditën e tij të lindjes.

Në një mesazh të ndjerë dhe publik, Agron Duka, që nuk mbetet pas në dy vëllezërit, shkruan se te Armandi mishërohen më së miri vlerat e dy prindërve të tyre, Verit e Vajës dhe të familjes së tyre. Pranon se në rrugëtimin që kanë bërë bashkë si vëllezër, por edhe miq e shokë me njëri tjetrin, kanë hasur pengesa, por në çdo moment “kemi qenë pranë njëri tjetrit me besim dhe me forcën që vetëm familja mund ta japë”.

Mesazhi i plotë:

Sot festoj ditëlindjen e vëllait tim, mikut dhe bashkudhëtarit tim në jetë.

Bashkë kemi ndarë ditë të mira e të vështira, gëzime, sfida dhe ëndrra. Në çdo moment kemi qenë pranë njëri-tjetrit, me besim dhe me forcën që vetëm familja mund ta japë.

Arritjet e mëdha sot duken të lehta dhe rrugët e vështira duken të kalueshme, por ne e dimë sa punë, durim dhe sakrifica fshihen pas tyre.

Jam krenar për ty, për forcën e ideve të tua dhe për gjithçka ke ndërtuar me punë e këmbëngulje. Por mbi çdo arritje, lumturia ime më e madhe është që të kam vëlla dhe mik të pandarë.

Mësimet dhe vlerat që na lanë Vaja dhe Veri vazhdojnë të jetojnë përmes teje. Ti i ke mbajtur gjithmonë me vete, duke nderuar me punën dhe emrin tënd familjen tonë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gëzuar ditëlindjen, Armand! Të priftë e mbara në çdo hap dhe të shoqërofshin gjithmonë shëndeti, dashuria e familjes dhe gëzimi për gjithçka kemi ndërtuar e ndarë së bashku. Edhe shumë vite të bukura, krah njëri-tjetrit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese