• Kontakt
Wednesday, October 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku kërkon garanci: Pasuritë e sekuestruara të mos rikthehen në duart e krimit

12:28 : 07/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi sot garanci konkrete që pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të mos përfundojnë sërish në duart e personave të lidhur me aktivitetin kriminal.

Gjatë diskutimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetarja e komisionit ngriti pikëpyetje mbi propozimin e qeverisë për zgjerimin e kompetencave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Në qendër të ndërhyrjes së saj ishte nevoja për të ndjekur pasuritë në çdo fazë: nga sekuestrimi dhe administrimi, deri te shitja dhe identifikimi i pronarit përfitues. Sipas Tabakut, lufta kundër pastrimit të parave kërkon institucione me kapacitete reale, bashkëpunim dhe procedura transparente.

“Cilat janë procedurat e verifikimit të duhur që këto asete të mos përfundojnë në duart e atyre të cilëve u janë sekuestruar?”, pyeti ajo.

Tabaku iu referua shifrave prej 439 pronash dhe 289 milionë eurosh pasuri të sekuestruara, të cilat, sipas saj, lidhen me dy operacione të fundit të SPAK-ut. Ajo i solli këto të dhëna si tregues të përmasave të problemit dhe të përgjegjësisë që institucionet kanë për administrimin e këtyre pasurive.

Lexo edhe:

Tabaku: Rama po ia jep “Parkun Rinia” Besnikut të partisë, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

Tabaku: Rama i dha leje për kullë Besnikut të partisë te parku Rinia

Deputetja demokrate paralajmëroi se depërtimi i parasë kriminale në ekonomi dhe informaliteti kërkojnë një përgjigje që shkon përtej ndryshimeve ligjore. Për këtë arsye, ajo kërkoi sqarime mbi kontrollin e blerësve dhe pronarëve përfitues, si dhe mbi bashkëpunimin me Agjencinë e Inteligjencës Financiare.

“Si do të sigurohemi që ky pronar përfitues nuk ka lidhje me personin që është arrestuar dhe të cilit i janë sekuestruar pasuritë?”, ngriti shqetësimin Tabaku.

Një tjetër pikë e debatit ishte përfshirja në të njëjtën agjenci e pasurive që vijnë nga hetimet e organeve të drejtësisë dhe e atyre që rrjedhin nga procedurat administrative në fushën e ndërtimit. Tabaku argumentoi se këto kategori kanë origjinë, procedura dhe qëllime të ndryshme, ndaj trajtimi i tyre duhet të jetë i qartë dhe i diferencuar.

Ajo kundërshtoi gjithashtu zgjerimin e detyrave të agjencisë pa një rritje përkatëse të kapaciteteve. Sipas saj, shtimi i volumit të punës dhe i kategorive të aseteve që do të administrohen, përfshirë parashikimet për kriptomonedhat, duhet të shoqërohet me burime dhe ekspertizë të përshtatshme.

Tabaku kërkoi që transparenca të përfshijë të dhëna të qarta për kohën e sekuestrimit, vlerën e pasurisë, dorëzimin pranë agjencisë dhe mënyrën e administrimit. Ajo ngriti edhe çështjen e auditimit të fondit për menaxhimin e ndërtimeve pa leje.

Duke e lidhur debatin me procesin e integrimit europian, deputetja kërkoi përafrimin e ndryshimeve me standardet e BE-së dhe mekanizma që funksionojnë në praktikë. Mesazhi i saj ishte që lufta kundër pastrimit të parave të matet me zbatimin e ligjit dhe gjurmueshmërinë e pasurive, për të penguar rikthimin e tyre te rrjetet kriminale.

*Fjala e Jorida Tabakut në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik*

Së pari, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të marrë në administrim jo vetëm pasuritë që vijnë nga sekuestrimi dhe konfiskimi nga organet e drejtësisë, por edhe ato që vijnë nga proceset administrative në fushën e ndërtimit.

Për mua, është gabim që po i bashkoni të dyja pranë së njëjtës agjenci. Gjykoj se pronat që vijnë nga hetimet e organeve të drejtësisë dhe ato që vijnë nga proceset administrative kanë dy histori të ndryshme dhe duhet të kenë dy qëllime të ndryshme, pasi edhe procedurat janë të ndryshme. Ndërkohë, gjatë prezantimit ju theksuat se nuk do të ketë fonde shtesë.

Pra, po i rrisni funksionet dhe volumin e punës së agjencisë, po zgjeroni edhe gamën e aseteve që do të administrohen dhe menaxhohen, por nuk do të kemi rritje të kapaciteteve. Këtu u përmend se nuk do të ketë ndikim në buxhet.

Keni përfshirë edhe administrimin e kriptomonedhave. Ato do të shtohen në një moment të dytë, por ju tashmë e keni hapur derën, edhe pse ne nuk kemi ende një ligj për to të miratuar nga Kuvendi. Kuvendi duhet të diskutojë sa më shpejt një ligj për kriptomonedhat, pasi ky është një sektor i parregulluar, ku ka abuzime dhe që sot përdoret në mënyrë abuzive, sidomos nga sektori i krimit. Ai duhet të rregullohet që të bëhet ndarja.

Por këtu më shqetëson kjo ndërthurje e funksioneve brenda agjencisë, e cila nuk më duket normale. Siç e di edhe zëvendësministri, në progresraporte përmendet rritja e kapaciteteve të zyrës pranë Policisë së Shtetit, në varësi të Ministrisë së Brendshme. Kjo zyrë është krijuar si një detyrim që buron nga procesi i integrimit dhe kërkesa për rritjen e kapaciteteve vjen po nga ky proces.

Ndërsa ju, me këtë projektligj, bëni ndryshime pa qartësuar lidhjen mes institucioneve. Ka shumë procese që duhen gjurmuar dhe që kërkojnë identifikimin, shitjen dhe ripërdorimin e pasurive. Bëhet fjalë për organet e drejtësisë, zyrën pranë Policisë së Shtetit dhe agjencinë. Pra, janë tri institucione që kanë nevojë për koordinim, por parashikimet për këtë koordinim janë të mangëta në projektligjin që po shqyrtojmë.

Së dyti, vetëm nga dy operacionet e fundit të SPAK-ut janë sekuestruar 439 prona, me një vlerë prej 289 milionë eurosh. Bëhet fjalë për pasuri të konsiderueshme dhe procesi nga sekuestrimi e regjistrimi deri te dorëzimi pranë jush kërkon kohën e vet.

Pastrimi i parave është një rrezik për ekonominë tonë dhe lufta kundër tij është një nga prioritetet e procesit të integrimit. Shqetësimi im është ky: a po ndërtoni një sistem të mbyllur, që e ndjek paranë kriminale deri në përdorimin përfundimtar të këtyre aseteve që do të nxirrni në shitje, apo thjesht po centralizoni administrimin?

Kolegët këtu pyetën për transparencën. Çfarë procedurash do të përdorni? Cilat janë procedurat e verifikimit të duhur, “due diligence”, që këto asete të mos përfundojnë në duart e atyre të cilëve u janë sekuestruar?

Legjislacioni dhe standardet e BE-së vendosin kërkesa të caktuara. Kush e kontrollon pronarin përfitues kur ai blen një pasuri të konfiskuar? Cilat janë rregullat për konfiskimin e monedhave virtuale që do të parashikohen me ligj dhe a i keni kapacitetet për t’i zbatuar? Si garantohet që pasuria do të jetë e gjurmueshme në të gjitha fazat, deri kur të kalojë nga agjencia te pronari i ri?

Duke pasur parasysh se kemi një ekonomi të prekur thellë dhe rëndë nga krimi, një ekonomi informale ku pastrohen para, dhe se vetëm nga dy hetime të SPAK-ut kemi 439 prona, si do të kryhen këto procedura? Kush do t’i ketë këto kapacitete?

Në kuadër të detyrimeve të BE-së për kapitujt 23 dhe 24, qeveria shqiptare ka edhe zyrën pranë Policisë së Shtetit. Kërkohet gjithashtu forcimi i kapaciteteve për përafrimin me direktivën e BE-së.

Ndërkohë, në relacionin e projektligjit ju thoni se nuk ka përafrim. Cila është arsyeja që nuk doni ta përafroni? Përse nuk bëni një ndryshim që e përafron me BE-në?

Nuk ka arsye ta copëzoni legjislacionin. Ne do të duhet ta ndryshojmë përsëri këtë ligj për ta përafruar. Përse na i sillni ligjet një herë në tre muaj për përafrimin me BE-në? Me këtë projektligj, ky përafrim nuk ndodh.

A keni ndërveprim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare për të gjithë procesin që kryeni, përfshirë identifikimin e pronarëve përfitues?

Ne kemi një ligj për pronarët përfitues, për të cilin kemi debatuar. Për fat të keq, ky ligj nuk funksionon realisht dhe nuk ka vullnet që të funksionojë. Është një ligj që u bë për të plotësuar listën e kërkesave për daljen e vendit nga lista gri e MONEYVAL-it, por në praktikë nuk funksionon.

Si do të ngrihen procedurat e bashkëpunimit tuaj me Agjencinë e Inteligjencës Financiare për identifikimin e pronarëve përfitues? Si do të sigurohemi që ky pronar përfitues nuk ka lidhje me personin që është arrestuar dhe të cilit i janë sekuestruar pasuritë?

Ne i ngremë këto pyetje duke parë realitetin që po na zbulohet çdo ditë, por edhe ato që njihen si sekrete publike.

Gjatë këtyre ditëve ka ardhur edhe ekipi i MONEYVAL-it. Në prill 2027 do të prezantohet, në seancën e fundit të vitit, raporti për pastrimin e parave.

Shqetësimi i tyre nuk është vetëm miratimi i ligjeve, por nëse realisht kemi zbatim të ligjit dhe nëse luftohet realisht pastrimi i parave. A kemi mekanizma të qartë dhe të zbatueshëm? Kemi nxjerrë një ligj që ka pikëpyetje për zbatueshmërinë.

A jeni takuar me ekipin e MONEYVAL-it? A keni raportuar se si mekanizmat tuaj ndikojnë në luftën kundër pastrimit të parave?

Transparenca u ngrit si shqetësim. Ju thoni se në faqen e internetit ka një regjistër, të cilin nuk e kam parë. Por ne kemi nevojë pikërisht t’i ndajmë këto dy procese.

Për pasuritë që vijnë nga organet e drejtësisë, a pasqyrohet se kur është sekuestruar aseti? Në çfarë vlere? Kur i është dorëzuar agjencisë suaj? Si është administruar? Pra, cilët janë elementet që e bëjnë procesin transparent?

Kjo qeveri është nën hetim dhe po ndiqet penalisht për koncesione të dhëna me SMS, për akuza që janë tashmë fakt dhe që lidhen me mungesën e transparencës.

Po kështu, ka pikëpyetje për ndërtimet pa leje që do të menaxhoni. A do të auditohet fondi për menaxhimin e ndërtimeve pa leje? Këtë nuk e kemi të qartë.

Së fundi, kolegu Balliu ka sjellë disa propozime që duhet të trajtoheshin së bashku. Nuk e di arsyen përse kjo nuk po ndodh.

Unë besoj se Shqipëria duhet të ketë një standard të ri, që kalon përmes procesit të integrimit. Ne duhet ta kemi këtë në mendje, sepse është një detyrim përmbyllës që ky Parlament e ka marrë përsipër. Një nga kriteret përmbyllëse të kapitullit 24 është lufta kundër pastrimit të parave dhe kjo thuhet qartë.

Etiketa: Jorida Tabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Rama po ia jep “Parkun Rinia” Besnikut të partisë, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:23 : 06/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Rama i dha leje për kullë Besnikut të partisë te parku Rinia

16:39 : 05/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

12:06 : 05/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

11:08 : 04/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Nga kontratat te monopolet, korrupsioni po i kushton shtrenjtë Shqipërisë

10:25 : 03/10/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkoi pezullimin e “Territoriales”, Tabaku: E dini që s’kam shumë respekt për të, por duhet parë me prioritet

13:15 : 02/10/2026

TË GJITHA

Tabaku kërkon garanci: Pasuritë e sekuestruara të mos rikthehen në duart e krimit

12:28 : 07/10/2026

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

12:22 : 07/10/2026

Dosja “Call Center”/ 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur (EMRAT)

12:21 : 07/10/2026

Kongresi amerikan kërkon hetim për lidhjet e Kushner me industrinë izraelite të armëve

12:13 : 07/10/2026

Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

12:02 : 07/10/2026

Shpopullimi/ Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

11:55 : 07/10/2026

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop

11:51 : 07/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com