web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milionat për Yeffet/ Korreshi: SPAK të gjurmojë financat, Rama "truri" i korrupsionit

7 Tetor 2026, 12:31, Aktualitet CNA

Milionat për Yeffet/ Korreshi: SPAK të gjurmojë financat, Rama

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se milionat e eurove të dhëna për biznesmenin Ron Yeffet janë prova më e qartë se SPAK duhet të zbulojë gjurmët e financave.

Korreshi thekson se kjo është rruga e vetme për të prekur të paprekshmin dhe "trurin" e korrupsionit shtetëror, që sipas tij është kryeministri Edi Rama.

“Miliona euro të dhëna për Ron Yeffetin brenda pak muajsh janë prova më e qartë se SPAK duhet të zbulojë gjurmët e financave.

Kjo është rruga e vetme për të prekur atë që mbahet si i paprekshëm dhe trurin e korrupsionit shtetëror, Edi Ramën”, shkruan Korreshi./ CNA





Lajmet e fundit nga