A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

7 Tetor 2026, 13:20Rajoni TEMA
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i

Ish-kreu i Kushtetueses në Kosovë Enver Hasani, sqaron për Klan News anën juridike të zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula.

Në një prononcim për gazetarin Besard Jacaj, Hasani theksoi se zgjedhja e kryetares së shtetit është ligjore, pavarësisht tejkalimit të afatit.

Sipas tij, fakti që procesi i numërimit dhe shpalljes së rezultatit ka zgjatur disa minuta përtej afatit nuk përbën çështje kushtetuese. Ai argumenton se Kuvendi mbetet fuqiplotë dhe se për shpërndarjen e tij nevojitet një dekret formal.

Hasani nënvizon se në këtë rast nuk ka shkelje kushtetuese dhe se tejkalimi i afatit nuk e cenon vlefshmërinë e zgjedhjes së presidentes.

“Procesi i numërimit dhe shpalljes së rezultatit mund të zgjasë edhe disa minuta përtej afatit, pa përbërë kjo një çështje kushtetuese. Kuvendi mbetet fuqiplotë, pasi për shpërndarjen e tij kërkohet një dekret formal. Nuk ka asnjë të metë kushtetuese në këtë drejtim”.

Lini një Përgjigje