Kombëtarja shqiptare arriti të fitojë ndeshjen e 3 në 4 sfidat e kësaj faze të Nations League, por ishte një fitore që nuk ngrohu askënd për kundërshtarin që kishim përballë dhe për mënyrën sesi erdhi.
Edhe vetë kuqezinjtë nuk i kanë kursyer kritikat sesi skuadra e fitoi këtë ndeshje dhe një prej lojtarëve që kritikoi më ashpër ishte kapiteni Berat Gjimshiti.
‘Shumë mësime, të them të drejtën në karrierën time vështirë të kem pasur një ndeshje të tillë ku mendon që do fitosh e në fund doli e kundërta. Sepse nuk u duk fare diferenca mes San Marinos dhe kombëtares sonë.
Mësimet janë që duhet të luajmë si skuadër, individualisht nuk shkon askund, nuk mund të arrish asgjë, se kur ke sukses me ekipin, ke edhe individualisht sukses, plotësojnë njëra-tjetrën-tha Gjimshiti pas ndeshjes.
Për qendërmbrojtësin kuqezi, skuadra duhet të marrë shumë mësime nga kjo ndeshje.
‘Në ato minuta të fundit e vetmja gjë besoj që mund të bëja duhet të ikja edhe unë përpara. Por rreziku ishte që ata të bënin kundërsulm e të na shënonin 2-1. Disa herë isha vetëm me 2-3 sulmues.
Duhet të marrim shumë mësime nga kjo ndeshje. E nisëm mirë por pas 20 minutash luajtëm një ndeshje të dobët. Si kapiten është e vështirë në fushë që të japësh diçka se të gjithë deshën të bënin gol.
Por edhe ajo nuk është rruga e duhur se duhet të luash bashkë dhe jo të mendosh se kush të shënojë golin e futores. Ndaj ka shumë gjëra për të përmirësuar-shtoi kapiteni kuqezi
Gjimshiti foli edhe për problemet që pati skuadra jonë përfaqësuese gjatë këtij 90 minutëshi duke mos e fshehur aspak pakënaqësinë e tij.
‘Problemi te goli? Është përqendrimi në atë moment sepse humb për një sekondë përqendrimin e merr gol edhe nga San Marino. Jo vetëm nga ata por nga të gjithë duhet të përqendrohesh 100% çdo ndeshje.
Besoj se si ekip kemi humbur shumë topa të dytë, mesfusha ishte bosh, topat e dytë i fitonin ata, ishin më agresiv. Më dukeshin sikur kishin më shumë kualitet se ne.
Nuk kam fjalë për atë që ndodhi sot. Gjëja më e rëndësishme është koka, gjithmonë e kam mësuar këtë nga trajnerët që kam pasur në karrierë. Nëse nuk punojnë këmbët, duhet të punojë koka.
Gjithçka është në kokë. Mentaliteti është më e rëndësishmja në futboll dhe mendoj se mentaliteti e mposht gjithmonë talentin. Ajo është më e rëndësishme-përfundoi Gjimshiti.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
7 Tetor12:03
“Tris” anglez, “Tre Luanët” mundin pastër Çekinë dhe festojnë sërish, Tuchel: Të ecim përpara
Anglia vazhdon ndjekjen e kreut në Nations League, pas fitores së pastër 3-0 ndaj Çekisë. “Tre Luanët” dominuan gjat...
SPORT
7 Tetor11:35
Neymar i dedikon homazh Messit: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse
Në ditën e lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja argjentinase, Neymar Jr pati një dedikim special për të.
Brazil...
SPORT
7 Tetor11:32
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen: Jorge Jesus nuk e mbajti fjalën
Çështja Ronaldo prej ditësh ka pushtuar mediat me yllin portugez që pati një përplasje me trajnerin Jorge Jesus që e shty...
SPORT
7 Tetor11:29
Kupa e Shqipërisë rikthehet sot/ 13 përballje në turin e parë
Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me një ditë të ngjeshur futbolli.
Në program janë plot 13 ndeshje të turit të par&...
SPORT
6 Tetor22:51
VAR shpëton nga turpi Shqipërinë, një penallti në minutën e fundit i jep kuqezinjve vendin e parë në grup
Shqipëria ka shpëtuar në minutat e fundit ndaj San Marinos, duke triumfuar 2-1 në Tiranë falë një penalltie të shndë...
SPORT
6 Tetor21:50
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”/ Ronaldo thyen heshtjen, tregon çfarë ndodhi me Jorge Jesus dhe Portugalinë
Cristiano Ronaldo ka reaguar publikisht për situatën e krijuar me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus, duke treguar në detaje se çfa...
SPORT
6 Tetor21:48
Stadiumi ‘Air Albania’ oshëtin nga thirrjet e kuqezinjve/ Tifozët në kor: Rama jepe dorëheqjen
Teksa zhvillohet ndeshja Shqipëri-San Marino në stadiumin ‘Air Albania’ në kryeqytet, nuk kanë munguar edhe thirrjet në kor...
SPORT
6 Tetor21:37
Shqipëria kryeson pas 45 minutash lojë, vendos Asllani
Shqipëria do përballet me San Marinon, në kuadër të Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare,...
SPORT
6 Tetor20:58
Shqipëri-San Marino/ Shkelmohet topi i parë në Tiranë, kuqezinjtë kërkojnë fitoren me goleadë
Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren, teksa kër...
SPORT
6 Tetor19:38
Shqipëria do goleadë ndaj San Marinos, formacionet zyrtare
Shqipëria do përballet me San Marinon, në kuadër të Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare,...