web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hita, thirrje studentëve të Akademisë: Shiheni Policinë si mision

7 Tetor 2026, 12:46, Aktualitet CNA


Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fjalën drejtuar studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë, theksoi se ata do të jenë pararendës në rrugën europiane të Shqipërisë.

Hita kërkoi nga studentët që të mos e shohin policinë si profesion, por si një mision ku arsimimi dhe trajtimi i duhur është shumë i rëndësishëm.

“Policisë së shtetit i duhet brezi i ri. Në tri vitet e fundit që kur kemi hapur dyert e akademisë interesi ka qenë mjaft i lartë. Ju uroj shumë suksese për nisjen e vitit të ri akademik në degën e Sigurisë dhe Hetimit. Ju do të jeni studentë të Policisë dhe nesër do të jeni oficerë, duke u garantuar qytetarëve liri dhe siguri. Akademia ku ju do të arsimoheni është tepër e rëndësishme që ju të merrni trajtimin e duhur. Ju do të jeni pararendës në rrugën europiane të vendit. Edhe njëherë shumë suksese. Policia nuk është vetëm një profesion, por edhe mision. Mos harroni përgjegjësinë tuaj”, u shpreh Hita./ CNA





Lajmet e fundit nga