Zgjedhje me dy raunde, Shehi: Të shtyhet seanca, kryetar kur votojnë mbi 50%

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 12:40 | Politikë

Dashamir Shehi i ka dhënë një tjetër propozim PS-së dhe PD-së sa i përket reformës territoriale. Sipas tij në zgjedhjet vendore duhet të ketë sistem me dy raunde dhe ku të jetë e detyrueshme pjesëmarrja e mbi 50 për qind të zgjedhësve. Sipas tij nëse reforma votohet pa konsensus ajo nuk do të krijojë. stabilitet

Në seancën e së enjtes mazhoranca socialiste do të kërkojë votimin e reformës territoriale ku kërkon shkrirjen e 15 bashkive ndërsa PD propozon shkuarjen në 100 të tilla.

Përmes një dalje për mediat kreu i LZHK Dashamir Shehi kërkon shtyrjen për gjetjen e konsensusit mes palëve, por jep dhe një tjetër propozim.

Madje ai kërkon që procesi elektoral të konsiderohet i rregullt kur kutive i drejtohen më shumë se 50 për qind e zgjedhësve.

Shehi theksoi se do të mbështesë protestën e thërritur para parlamentin duke theksuar se është kundër vendimeve të njëanshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos