Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës kundër kompozitorit Adrian Hila. Në reagimin e saj, sikundër edhe artistet e tjera që kanë reaguar më herët, ajo shprehet se nuk kishte dijeni mbi ekzistencën e këtyre videove apo se momentet e saj intime po filmoheshin.
Ndërkaq akuzat e artistet ndaj kompozitorit Hila janë referuar për veprat penale “fyerja” dhe “ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë, pasi pranoi që kamera e sigurisë në ambientin brenda studios ka qenë e vendosur prej tij me vetëdije të plotë edhe pse deklaroi në polici se qëllimi nuk ka qenë për të filmuar momentet intime.
Ndërkohë, hetuesit kanë shtuar edhe një vepër tjetër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi u zbulua se hard-disku i sekuestruar për provë materiale ishte i dëmtuar. Vetë Hila ka deklaruar se hard-disku ishte dëmtuar nga ai vetë, pasi nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.
Njëkohësisht në prokurori janë referuar materialet edhe për veprat e tjera penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, për të identifikuar personat përgjegjës, mbi dyshimet nëse videot e bëra publike mund të jenë hakeruar nga persona të tretë ose jo.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor12:15
Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella të Riminit. Mediat italiane shkruajn&e...
AKTUALITET
7 Tetor11:54
“Na kanë mbyllur rrugën e shtëpisë”/ Skandali në Shijak, toka rezulton shtetërore, por familjet nuk lejohen të kalojnë
Disa familje në Shijak prej vitesh pretendojnë se janë lënë pa rrugë për të shkuar në banesat e tyre.
Sipas denonc...
AKTUALITET
7 Tetor11:47
Zjarri përfshin fshatin Bestrovë në Vlorë, tre vatra aktive dhe dëme të konsiderueshme në ullinj
Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forc...
AKTUALITET
7 Tetor10:58
Xhama të thyer në banesë. Dëme të shumta nga shpërthimi i bombolës në Roskovec
Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë ne Roskovec ka shkaktuar dëme të shumta.
Siç shihet edhe nga pamjet e s...
AKTUALITET
7 Tetor10:04
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri. Vendimi ...
AKTUALITET
7 Tetor10:13
Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dyshohet mesazh paralajmërues!
Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit.
Si pasoj&eu...
AKTUALITET
7 Tetor09:45
“Pse flet me motrën time në Instagram?!”/ Polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta
Një punonjës policie, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Kruj...
AKTUALITET
7 Tetor09:37
Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 5 persona
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku jan&eu...
AKTUALITET
7 Tetor09:34
Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, plagoset e moshuara
Një shpërthim i fortë ka shkaktuar panik mëngjesin e sotëm në Roskovec, ndërsa një grua rreth 75 vjeçe ka mbetur ...