Vjedhje të përsëritura, banesat e Dukat-Fushë "nën lupën" e grabitësve

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
7 Tetor 2026, 12:58 | Kronikë

Vjedhje të përsëritura, banesat e Dukat-Fushë "nën

Orendi dhe sende nga më të ndryshmet shtëpiake e deri tek kabllot e rrjetit elektrik, janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar nga policia në fshatin Dukat-Fushë të bashkisë së Vlorës. Banorët tregojnë rastet dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa ndihen të pasigurt në banesat e tyre.

Shpopullimi i fshatrave dhe lënia e banesave pa njerëz, është kthyer në një gjah mjaft të mirë për grabitësit, të cilët kanë nisur të vjedhin ç’të gjejnë në këto banesa. Fshati Dukat-Fushë, është një prej këtyre fshatrave që kohët e fundit po përjeton grabitje të shpeshta.

Rastet nuk mungojnë, pamjet dhe faktet gjithashtu, por ajo që është më shqetësuese është se ende nuk ka asnjë person përgjegjës duke i lënë banorët e mbetur në fshat nën presionin dhe frikën e grabitësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos