Apeli i GJKKO i dënoi për mashtrim, katër nëna me fëmijë dërgohen në burg
U dënuan nga Apeli i Posaçëm si pjesë e dosjes së mashtrimit në bursat Forex, 5 nga të dënuarat bëjnë kërkesë në Gjykatën e Posaçme për pezullim të ekzekutimit të vendimit për shkak të fëmijëve të mitur dhe kushteve familjare.
Kanë bërë kërkesë për pezullim të ekzekutimit të vendimit:
E. Çaçi e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.
R. Ibrahimi 6 vite e 8 muaj burg.
G. Pepa 6 vite e 8 muaj burg.
A.Malo 6 vite e 8 muaj burg.
S. Veliu 6 vite e 8 muaj burg.
Me foshnjën vetëm 3 muajshe në krah, G. Pepa është dërguar këtë të mërkurë në burgun e Pojskës për të vuajtur një dënim me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që mashtronte italianët.
Në dosje janë 6 gra, ndërsa sipas informacioneve dënimi i gjykatës është ekzekutuar për 4 prej tyre.

