Berisha uron Justina Shiroka-Pulën për detyrën e presidentes: Suksese në misionin tuaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar me një mesazh në rrjetin social Facebook, Justina Shiroka-Pulën, presidenten e re të Kosvës, e cila u zgjodh gjatë mbrëmjes së djeshme.
Në mesazhin e tij, Berisha e uron në emër të Partisë Demokratike, duke i uruar sukses në misionin e saj në krye të Kosovës.
“Zonja Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Berisha.
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Haxhiu uron Justina Shiroka-Pulën: Kuvendi i Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik
Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje për kompromisin në fund
- 12:55 Sulm me thikë në një shkollë në Poloni, arrestohet një 19-vjeçar! 7 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë
- 12:54 390 studentë nisin studimet në Akademinë e Sigurisë, Hita: Policia nuk është thjesht profesion, por mision
- 12:46 Peskov akuzon mediat për lajme të rreme: Rusia e informoi siç duhet OBSH-në për murtajën
- 12:38 Ambasadori i BE-së uron presidenten e re: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
- 12:37 Policia belge arreston 107 persona gjatë protestave studentore
- 12:36 Scaloni përlotet për Messin: Do të jetë e vështirë, ai është unik