Gjermania ndalon blerjen kineze të Zippel në Hamburg, rrezik në zinxhirët e furnizimit

7 Tetor 2026 | 13:06

Gjermania ka bllokuar për arsye sigurie blerjen e 80% të aksioneve të kompanisë logjistike Zippel në Hamburg nga kompania shtetërore kineze e transportit detar Cosco.

Vendimi u bë i ditur pas një mbledhjeje të kabinetit gjerman të mërkurën. Një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë deklaroi se ministria do të nxjerrë një urdhër zyrtar për ndalimin e transaksionit.

Sipas autoriteteve gjermane, blerja do të kishte rritur varësinë nga një kompani kineze dhe do të kishte krijuar rreziqe për qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian.

“Arsyeja e ndalimit është shqetësimi për sigurinë”, tha zëdhënësi i ministrisë, duke theksuar se Gjermania vazhdon të mirëpresë investimet e huaja, por shqyrton marrëveshje të tilla rast pas rasti kur ato mund të ndikojnë në rendin ose sigurinë publike.

Cosco është një nga kompanitë më të mëdha të transportit detar në botë dhe ka tashmë një prani të rëndësishme në portin e Hamburgut. Kompania kineze zotëron 24.99% të aksioneve në terminalin e kontejnerëve Tollerort.

Vendimi i Berlinit vjen në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar varësitë strategjike të Gjermanisë dhe BE-së nga kompanitë e huaja në sektorë të rëndësishëm për sigurinë dhe zinxhirët e furnizimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në një shkollë në Poloni, arrestohet një 19-vjeçar! 7 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Shtatë persona u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë polake, tha policia të mërkurën, duke shtuar se sulmuesi ishte arrestuar. Kryetari i...
12:55 | 07/10/2026

Peskov akuzon mediat për lajme të rreme: Rusia e informoi siç duhet OBSH-në për murtajën

Rusia e njoftoi me kohë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vdekjen e një punonjësi në një institut kërkimor për murtajën në Siberi javën e kaluar,...
12:46 | 07/10/2026

Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fituan Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2026 për zgjidhjen e një enigme të gjatë se si të formohet...
12:31 | 07/10/2026