Flash

U arratis nga burgu në Greqi, Alket Rizai dyshohet se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës

Lapsi.al 7 October 2026

U arratis nga burgu në Greqi, Alket Rizai dyshohet se u largua drejt

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me arratistjen e Alket Rizait në muajin shtator në Greqi. Ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë pasi kishte marrë leje nga burgu i Domokos për disa ditë dhe pasi u përfshi në një përplasje me armë.

Mediat greke raportojnë se ai dyshohet që të jetë arratisur drejt Shqipërisë ose Kosovës. Sipas një dëshmitari, Rizai përdori fenelina të makinave të policisë greke dhe një altoparlant gjatë arratisjes së tij për të shmangur ndonjë kontroll të mundshëm.

Sipas Protothema një shofer që po lëvizte pranë vendit ku ndodhi përplasja me armë zjarri në lokal, pa një sinjal të aktivizuar nga një makinë pas tij, si ai që përdor Policia greke në makinat konvencionale, ndërsa një nga pasagjerët e tij, i foli atij përmes një altoparlanti.

Alket Rizai u përfshi në një incident me të shtëna armësh pranë një beach bar-i në Anavisos pasi kishte marrë leje nga burgu. Gjithçka nisi pasi muzika në beach bar u ndërpre për shkak të orarit të vonë.

Rizai ndodhej fillimisht brenda lokalit me shoqërinë e tij, por më më pas doli jashtë. Rizai dyshohet se shkoi drejt automjetit të tij bashkë me disa persona dhe vendosi muzikë me volum shumë të lartë.

Pronari i lokalit doli jashtë për t’i bërë vërejtje, duke shkaktuar një debat të ashpër. Situata u përshkallëzua shpejt, ndërsa klientë dhe punonjës të lokalit dolën jashtë për të parë se çfarë po ndodhte. Në atë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI