TIRANË- Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet për dosjen e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Këtë të mërkurë, në ambientet e SPAK është paraqitur për tu marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së, ish-drejtori i KESH, Erlad Elezi. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe ndaj tij aktualisht është në fuqi masa detyrim paraqitjeje.

Në 14:00 do të merret në pyetje edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli i akuzuar po ashtu për shkelje të barazisë në tenderë. Në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë