Partizani ka publikuar në rrjetet sociale një video promovuese për derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Air Albania”.
Në klip, “Demat e Kuq” shfaqen përballë bardhebluve, ndërsa mesazhi shoqërohet me një sërë frazash të forta: “Një qytet, një zemër e kuqe nuk trashëgohet. Fitohet çdo duel, çdo sekondë. Ndjeje atë, meritoje atë. E diel, 11 tetor, 18:30, stadiumi Air Albania. Jemi gati”.
Të lidhura
None found
Videoja mbyllet me emrin e Partizanit, i cili shfaqet mes flakëve.
Ky mesazh u drejtohet tifozëve dhe futbollistëve të Partizanit, por njëkohësisht shërben edhe si paralajmërim për Tiranën për përballjen e kësaj fundjave.
