Xhaja i vjedh qytetarit biçikletën në garazhin e pallatit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.10.2026, 13:09

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania pas vjedhjes së biçikletës së tij në zonën e Freskut, në Tiranë.

Sipas denoncimit, biçikleta i është marrë në garazh, pranë Tirana TV. Qytetari thekson se bëhet fjalë për një biçikletë të shtrenjtë dhe, përmes publikimit, i bën një thirrje personit që e ka marrë.

“Më ka vjedhur dikush biçikletën te garazhi në Fresk, tek Tirana TV. Të lutem, mund ta publikoni se është biçikletë e shtrenjtë”, shkruan ai.

Qytetari nuk kërkon thjesht që rasti të bëhet publik, por i drejtohet drejtpërdrejt personit që e ka marrë biçikletën, duke i kërkuar që ta kthejë dhe ta lërë sërish në vendin ku e mori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit