Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Apeli i dënoi për vjedhjen e 4.7 milionë eurove, Greta Gjoci me foshnje në krahë dhe tri gratë futen në burg bashkë me fëmijët, nisin verifikimet

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i dënoi për vjedhjen e 4.7 milionë eurove, Greta Gjoci me
Burgun i Pojkës

Një tjetër zhvillim ka ardhur këtë të mërkurë nga dosja e hapur në ngarkesë të grave që janë pjesë e grupit të Bruno Çobos, që akuzohen për vjedhjen e më shumë se 4 milionë eurove. Burime për mediat bëjnë me dije se pavarësisht kërkesës së bërë ndaj GJKKO-së për shtyrje të masës së ekzekutimit, katër gratë së bashku me fëmijët e tyre janë dërguar mesditën e sotme në burgun e Pojskës.

Konkretisht bëhet me dije se nëna Greta Gjoci Pepa dhe foshnja e saj u vendosën në seksionin e posaçëm të burgut, aty ku është dhe çerdhja.

Po ashtu, bëhet me dije se një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, konkretisht Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, është nisur për në burgun e Pojskës, për të verifikuar situatën lidhur me dënimin e një zonje, që është njëherësh edhe nëne e një foshnje 4- muajshe. Ndërsa pritet që të kemi detaje të reja në vijim.

"Në vijim të interesit tuaj, ju bëj me dije se sot, një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, konkretisht Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, po shkon në burgun e Pojskës, për të verifikuar situatën lidhur me dënimin e një zonje, që është njëherësh edhe nëne e një foshnje 4 muajshe. Do të njoftoheni mbi gjetjet e monitorimit.", thuhet në reagimin e bërë nga Avokati i Popullit. 

Zhvillimi vjen brenda ditës së sotme kur u mësua se pesë të dënuarat i kanë bërë kërkesë GJKKO-së duke kërkuar shtyrjen e dënimeve të caktuara ndaj tyre me argumentimin se kanë fëmijë për të rritur.

Gratë që kanë bërë kërkesë për shtyrjen e dënimit janë: Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, Rezarta Ibrahimi, 6 vite e 8 muaj burg, Greta Pepa, 6 vite e 8 muaj burg, Antoneta Malo, 6 vite e 8 muaj burg dhe Silvana Veliu, 6 vite e 8 muaj burg.

Në këtë çështje në total thuhet se janë përfshirë 6 femra, ndërsa bëhet me dije se dënimi i gjykatës është ekzekutuar për 4 prej tyre. Në kërkim janë Valbona Abedinaj dhe Antoneta Malo.

Kërkesa për shtyrjen e burgosjes së tyre, është bërë pak ditë pasi Gjykata e Apeli caktoi dënimet ndaj tyre, në mesin e të cilave renditet dhe Greta Gjoci Pepa, nënë e një foshnjeje 4-muajshe, dënimi i së cilës ngjalli debat këtë të mërkurë duke ngritur pyetje nëse burgosja e saj është e drejtë.

Në kërkesën drejtuar së fundmi GJKKO-së, mbrojtja ka argumentuar se foshnja e Gjocit është vetëm 3 muajshe dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes me gji, ndaj izolimi i nënës në burg do të krijonte pasoja për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.

“Foshnja është në një moshë tejet delikate (3 muajsh) dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes ekskluzive me gji nga nëna e tij (kërkuesja). Izolimi i menjëhershëm i nënës në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale do të cenonte në mënyrë të pariparueshme shëndetin, jetën dhe zhvillimin e fëmijës së mitur”, thuhet në kërkesë.

Më tej avokati Ndue Marku, ka theksuar në kërkesën e tij se Gjoci ka respektuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ka qenë në fuqi ndaj saj dhe sipas avokatit deri më tani nuk ka shfaqur asnjë tendencë për t’iu shmangur drejtësisë. Për rrjedhojë, avokati thekson se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk do të krijonte rrezik që Gjoci të arratisej.

“Kërkuesja ka respektuar me rigorozitet maksimal masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ dhe nuk ka shfaqur asnjë tendencë për t’iu shmangur drejtësisë. Ajo kërkon thjesht mbrojtjen që ligji i ofron foshnjës së porsalindur”, vijon më tej kërkesa.

Mirëpo, siç raportuam dhe ne pak më parë, të qenurit nënë nuk e anulon automatikisht dënimin me burgim, sidomos kur dënimi përfundimtar është mbi 5 vjet. Por ligji parashikon mbrojtje dhe trajtim të posaçëm për gratë e burgosura me fëmijë. Për shembull, ligji parashikon seksione të veçanta për nënat me fëmijë deri në 3 vjeç dhe çerdhe të posaçme brenda institucionit.

Referuar njoftimit të SPAK të bërë publik në lidhje me goditjen  e grupit kriminal, të cilët përmes mashtrimit kompjuterik, dyshohet se kanë përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit, u bënë me dije veprat penale për të cilat akuzohen shtetaset e sipërpërmenduara.

Elisa Çaçi (Caci), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Rezarta Ibrahimi (Çaçi), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Greta Gjoci (Pepa), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Antoneta Malo (Pepkolaj), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Silvana Veliu, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Valbona Abedinaj (Resuli), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese