Julian Xhengo është prokurori që do të hetojë rastin e videove skandaleve të kompozitorit Adrian Hila. Xhengo u përcaktua pas shortit të hedhur në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka në dorë 2 kallëzimet e bëra deri më tani në polici. Fillimisht, është vetë kompozitori Adi Hila, i cili ka kallëzuar për hakerim, ndërsa këngëtarja Eli Fara ka bërë kallëzim për shkelje të privatësisë, duke denoncuar shpërndarësin e materialeve, por jo drejtpërdrejt Hilën. Mbi bazën e tyre, hetimi përfshin veprat penale të hyrjes së paautorizuar kompjuterike, përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimit të pajisjeve kompjuterike.