• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, BSH zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

by Bota Bota
October 7, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, BSH zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka zbarkuar për kontroll. Inspektorët e BSH janë aktualisht prezentë në Raiffeisen duke investiguar me detaje, mbi atë që ka ndodhur.

Dyshimet e para janë për ndërhyrje, e cila ka ardhur për shkak të gabimit njerëzor, ndërkohë që nuk është përcaktuar ende nëse ndërhyrja ka qenë nga jashtë apo e brendshme.

Sipas burimeve, ajo që ka ndodhur ka qenë një anomali në hedhjen e batch-it ditor të së dielës. Ky është një proces automatik që ekzekutohet gjatë natës për të përpunuar dhe përditësuar të gjitha transaksionet e grumbulluara gjatë ditës.

Praktikisht incidenti ka prekur të gjitha transaksionet që qytetarët kanë bërë gjatë ditës së dielë, të cilat janë regjistruar nga dy herë në sistem. Kjo do të thotë se ata që kishin tërhequr, u merreshin paratë dy herë. Të tjerë që kishin paguar me kartë, po ashtu. Një burim i tha Kapitalit se bëhet fjalë për mbi 40 mijë transaksione të prekura.

Situata u rikthye në normalitet dhe anomalitë u korrigjuan një ditë më vonë, por incidenti shkaktoi jo pak shqetësime tek qytetarët.

Ndonëse Raiffeisen u përpoq ta minimizonte ngjarjen përmes një noftimi me gjuhë të drunjtë dhe me një PR agresiv pa sqaruar se cili ishte shkaku, burime i thanë Kapitalit se banka rrezikon penalitete, ashpërsia e të cilave do të varet nga përfundimi i investigimeve. Por nuk përjashtohet që ngjarja mund të haje koka në nivele drejtuese tek Raiffeisen.

Një javë përpara incidentit, Raiffeisen njoftoi kalimin e plotë në cloud, duke u bërë banka e parë në Shqipëri që realizon këtë transformim.

““Më 17 shtator 2026, shënuam një moment historik për Raiffeisen Bank Shqipëri. Për 22 vite, infrastruktura jonë teknologjike ka mbështetur funksionimin e bankës 24 orë në ditë, çdo ditë të javës, përfshirë netët dhe festat zyrtare. Sot, kemi përfunduar kalimin e aplikacioneve tona në cloud. Nuk bëhet fjalë për një kalim të pjesshëm apo një model hibrid, por për një transformim të plotë. Kemi kaluar 100% në cloud, duke realizuar diçka që asnjë bankë tjetër në Shqipëri nuk e ka arritur më parë,” deklaroi Erion Serti, Anëtar i Bordit Drejtues dhe drejtor i IT-së i Raiffeisen Bank Shqipëri.

Pas incidentit, Serti është njeriu që rrezikon më shumë për sanksione, të cilat mund të shkojnë deri në largim me detyrim nga BSH, nëse hetimet provojnë përgjegjësi direkte. Por përtej masave ndëshkuese për individë apo penalitete financiare, incidenti ka vënë në pozitë jo të lehtë edhe Christian Canacarisin, drejtuesin ekzekutiv të Raiffeisen në Shqipëri.

Ky ka lobuar për instalimin e sistemit të ri, një procesi kompleks, që kërkoi muaj të tërë pune, financa të konsiderueshme, ekspertizë të specializuar dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve të Raiffeisen Bank Shqipëri, Raiffeisen Bank International dhe partnerëve teknologjikë të përfshirë.

Tashmë justifikimi i incidentit tek mëma në Austri nuk do të jetë dhe aq i lehtë, veçanërisht pas shpenzimeve të mëdha. Paraprakisht dyshohet për përgjegjësi njerëzore. Ky është varianti më mbizotërues në grupet e kontrollit. /Kapitali.al

Tags: Banka e ShqipërisëBanka Raiffeisen
Previous Post

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, BSH zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, BSH zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

October 7, 2026
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

October 7, 2026
Shkoi për vizitë në “uzinat” e KAYO-s, qytetarët ia plasin në sy Ramës: Dorëhiqu! Të pret burgu…

Shkoi për vizitë në “uzinat” e KAYO-s, qytetarët ia plasin në sy Ramës: Dorëhiqu! Të pret burgu…

October 7, 2026
Rrogë 100 mijë dollarë dhe bonus 50 mijë dollarë për çdo kalim, rreziku në Ngushticën e Hormuzin rrit pagat e kapitenëve

Rrogë 100 mijë dollarë dhe bonus 50 mijë dollarë për çdo kalim, rreziku në Ngushticën e Hormuzin rrit pagat e kapitenëve

October 7, 2026
Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop

October 7, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan

October 7, 2026
Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 5 persona

Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 5 persona

October 7, 2026
Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

October 7, 2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

October 7, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në Peqin-Elbasan, humb jetën pasagjerja e plagosur /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL