Autoritetet shëndetësore po kërkojnë përgjigje nga Rusia pas raportimeve për një viktimë të dytë të murtajës, gjë që ka shtuar frikën për një shpërthim të mundshëm epidemie. Paniku shpërtheu javën e kaluar pasi një shkencëtare në Rusi vdiq, pasi dyshohet se ishte ekspozuar ndaj murtajës. Qindra njerëz janë në karantinë, spitalet janë mbyllur dhe aktivitetet publike janë anuluar në Irkutsk.