Sulm në një shkollë në Poloni, plago'sen disa nxënës, publikohen detajet e para
Lajmifundit
/
7 October 2026, 12:55
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni. Mediat e huaja raportojnë se një 19-vjeçar ka goditur me thikë disa nxënës. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në qytetin Ostroleka.
Autori i dyshuar i sulmit është arrestuar. Shumica e të plagosurve janë nxënës, ndërsa një mësues është plagosur gjithashtu. Dy prej nxënësve të plagosur janë në gjendje të rëndë.


