web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana, pamjet që tregojnë katastrofën

7 Tetor 2026, 13:23, Aktualitet CNA

CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfshin lumin Lana, përkatësisht kilometrat që përfshijnë gjatësinë 1.8 km duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi me rrugën “Teodor Keko”.

Sot po sjellim të tjera pamje që tregojnë nivelin e lartë të ndotjes së lumit Lana.

CNA TV gjatë një vëzhgimi të fundit në terren të këtij fenomeni ka evidentuar tregues shkatërrimtarë për lumin Lana, ndotjen nga ujërat e zeza si dhe pirgjet me plehra buzë Lanës.

Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana,

Pamjet tregojnë gjendjen e tmerrshme dhe skandaloze në të cilën ndodhet Lana, ku duket se pavarësisht denoncimeve të shumta apo raporteve që i nxijnë institucionet si Bashkia e Tiranës nuk kanë marrë asnjë masë.

Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana,

Pothuajse të gjithë gjatësinë e lumit Lana duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryeqëzimi në rrugën "Teodor Keko" në Astir, Lana është më shumë një landfill sesa një lumë që përshkon kryeqytetin dhe supozohet që duhet të ishte një atraksion për turistët që e vizitojnë Tiranën.

Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana,

Ashtu siç mund të shihni edhe nga pamjet, plehrat përshkuajnë vijën e lumit, aroma e keqe është përhapur kudo, ujërat e zeza notojnë në lum.

Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana,

Situata është kritike dhe ky shqetësim duhet të përbënte një kambanë alarmi për Bashkinë e Tiranës, pasi kryetari i arrestuar i saj kishte premtuar në vitin 2024 projektin që do të transformonte dhe rehabilitonte lumin Lana.

Bëhet fjalë për një projekt 29 milionë euro, i cili nuk ka asnjë gjurmë reale në qytet, përkatësisht te lumi Lana.

Situata është kjo që paraqitet fatkeqësisht në këto pamje që sjell CNA TV.

Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana,

Projekti dhe investimi për zgjatimin e lumit Lana ka mbetur vetëm në propagandën që qelb kryeqytetin, atë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj.

Këto pamje janë dëshmi se jo vetëm investim nuk ka, por edhe premtimet e bëra për rehabilitimin e lumit Lana mbeten veçse mashtrime të një mashtruesi kronik siç është në këtë rast kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./ CNA





Lajmet e fundit nga