
Gjirokastër- Policia rrugore ka vendosur rreth 2300 gjoba përgjatë monitorimit të bërë gjatë dy javëve të fundit. Ndërkohë shtatë shoferë janë arrestuar dhe proceduar penalisht dhe 38 patenta u pezulluan.
Gjobat më së shumti janë ato për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara. Konkretisht:
-608 masa administrative për parakalime të gabuara;
-816 masa administrative për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-562 masa administrative për ndalim ose qëndrim të gabuar të automjetit;
-23 masa administrative për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-7 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-7 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-4 masa administrative për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
-241 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu 50 gjoba janë vendosur për përdorimin e automjeteve për transport publik pa patur dokumentacionin përkatës.
Policia bën me dije se kontrollet dhe monitorimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale. Versus.al

