Murtaja në Rusi, Peskov sulmon mediat e huaja: E informuam OBSH-në siç duhet
Rusia njoftoi me kohë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vdekjen e një punonjëseje në një institut kërkimor për murtajën në Siberi javën e kaluar, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke akuzuar median për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me rastin.
Peskov po i referohej një raporti të ABC Neës që tha se Shtetet e Bashkuara kishin paraqitur një protestë zyrtare diplomatike ndaj mënyrës se si Rusia trajtoi vdekjen, duke i kërkuar Moskës të jetë më transparente në lidhje me incidentin.
Punonjësja e laboratorit u sëmur dhe vdiq në rrethana të panjohura, duke bërë që autoritetet të karantinonin dhjetëra njerëz dhe të dërgonin kreun e autoritetit rus të mbikëqyrjes shëndetësore në rajonin e Irkutskut.
Peskov tha se pjesa më e madhe e mbulimit mediatik rreth incidentit ishte e rreme dhe se njerëzit duhet të mbështeten në informacionin e lëshuar nga organi shtetëror i shëndetësisë, Rospotrebnadzor.
Të martën, autoriteti tha se nuk ishte zbuluar asnjë rast i murtajës tek askush që kishte rënë në kontakt me viktimën, ndërsa banorët e zonës thanë se jeta e tyre mezi ishte ndërprerë.
Peskov sqaroi se për momentin nuk është planifikuar asnjë bisedë telefonike midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, i cili tha dje, të martën, se do të fliste me Putinin “shumë shpejt” për rastin.
NASA thotë se Rusia dhe Kina mund t’i bashkohen Marrëveshjeve Artemis nëse përputhen me parimet
Trump: Do flas me Putinin për vdekjen e punonjëses në laboratorin e murtajës
Izraeli përkujton viktimat e 7 Tetorit, Netanyahu: Nuk do ketë falje
- 14:44 NASA thotë se Rusia dhe Kina mund t’i bashkohen Marrëveshjeve Artemis nëse përputhen me parimet
- 14:40 Berisha fton qytetarët në protestë para Kuvendit: Të bashkohemi kundër shkrirjes së bashkive
- 14:31 Trump: Do flas me Putinin për vdekjen e punonjëses në laboratorin e murtajës
- 14:27 Karakaçi: Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit, 3-5 kompani të interesuara për operatorin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas
- 14:25 Mbledhja e COELA në Bruksel, Ibrahimaj përgjigjet për Euronews: Shumë shpejt kapitulli i 20-të do mbyllet
- 14:14 BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës