Akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë me të mitura, Policia në kërkim të 46-vjeçarit dhe një të riu
07/10/2026 13:39
Policia ka nisur punën për kapjen e dy personave, të dyshuar për vepra penale të lidhura me marrëdhënie seksuale me të mitura.
Në Tiranë, strukturat policore po punojnë për kapjen e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se rreth katër muaj më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Ndërkohë, në fshatin Qeparo, policia po punon për kapjen e një 46-vjeçari, pasi një 14-vjeçare ka kallëzuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.
Për të dyja rastet vijojnë veprimet hetimore për kapjen e personave të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve.
Top Channel