web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në makinë me Agasin/ Zbardhet dëshmia e Shpatarakut: Më tha quhem Berti

7 Tetor 2026, 13:36, Aktualitet CNA

Në makinë me Agasin/ Zbardhet dëshmia e Shpatarakut: Më tha

Janë publikuar detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila caktoi masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku.

Sipas gazetarit të "Syri TV", Elton Qyno, Shpataraku ka deklaruar, para gjyqtares së çështjes dhe prokurorëve të pranishëm në seancë, se nuk kishte asnjë njohje me Ergys Agasin dhe se ditën e arrestimit është ndeshur me të në rrugë.

Më tej, është shprehur se Agasin e ka marrë në makinë pasi i ka bërë autostop dhe i është prezantuar me emrin "Berti".

“...po kthehesha nga rruga e vjetër e Elbasanit. Gjatë udhëtimit, një person më bëri shenjë me dorë dhe unë e mora në makinë. Ky person më tha se quhej ‘Berti’ dhe se punonte me duralumin. Në afërsi të Plepave, në Durrës, na ndaloi policia. Aty mësova se personi që kisha marrë në makinë ishte Ergys Agasi..."- raportohet se është shprehur Shpataraku, sipas gazetarit Qyno.

Më tej ka thënë: “...unë nuk e njoh Ergys Agasin. Po udhëtoja me automjet drejt Elbasanit dhe një person më ngriti dorën për autostop. E mora, pasi jam besimtar dhe nuk kam frikë nga njerëzit që kanë hall në rrugë...”.

Ndërkohë raportohet se SPAK ka urdhëruar ekspertimin kompjuterik të dy telefonave të tij "Iphone" të sekuestruar.

Uljan Shpataraku u vu në pranga pasditen e 26 gushtit së bashku me Ergys Agasin. Më 29 gusht, GJKKO i caktoi ish-efektivit masën e sigurisë "Arrest me burg". Shpatarakut iu sekuestruan 2 shotgun, 2 pushkë dhe 3 pistoleta. Autoritetet i kanë hequr lejen e armës.

Shpataraku dhe Agasi ndodheshin në të njëjtin automjet në momentin kur u ndaluan nga Forcat Speciale të Policisë së Shtetit. Shpataraku akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit. /CNA





Lajmet e fundit nga