Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur se seritë e vaksinës BCG për të cilat është diskutuar janë seria nr. 6831, e prodhuar më 22.12.2022, dhe seria nr. 807-1, e datës 11.12.2023, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Të lidhura
None found
Sipas tij, të dyja seritë janë konsumuar plotësisht deri në qershor të këtij viti.
Klekovski theksoi se në vend nuk është evidentuar asnjë efekt anësor i dokumentuar që lidhet me përdorimin e këtyre serive. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përgjegjëse po zhvillojnë analiza të tjera, rezultatet e të cilave do t’i bëhen të ditura publikut në kohën e përshtatshme.
Ministria do të garantojë vijimin pa ndërprerje të vaksinimit me BCG, në bashkëpunim me UNICEF-in. Prindërve u është bërë thirrje që të respektojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas Kalendarit të Imunizimit, pasi vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt për shëndetin e tyre, deklaroi Klekovski./Telegrafi/
