Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka premtuar rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit. Deklarata u bë gjatë ceremonisë së pritjes së studentëve të rinj në Akademinë e Sigurisë. Demo tha se rritja e pagave është në rrugë të mbarë dhe pritet të nisë së shpejti. Sipas tij, studentët e rinj të Akademisë, kur të dalin në detyrë, do të kenë një trajtim më të mirë financiar krahasuar me paraardhësit e tyre.