Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
Ligji u votua natën e së martës, pak para se Kuvendi të zgjidhte Justina Shiroka Pulën në krye të shtetit të Kosovës, që u përshëndet nga Brukseli. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë“, deklaroi një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë. Ai kujtoi se Brukseli e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara si institucion i pavarur gjyqësor, dhe këmbënguli që mandati i tyre aktual dhe pavarësia e tyre të respektohen plotësisht.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”, theksoi zëdhënësi i BE-së. Nga ana tjetër, BE-ja përshëndeti daljen nga bllokada institucionale, që e kishte mbërthyer Kosovën që nga viti 2025, me zgjedhjen e shefes së shtetit. Brukseli tha se pret rikthimin e stabilitetit institucional, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë Kosovës të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ofron BE-ja.
Zëdhënësi i BE-së rikujtoi, gjithashtu, se Kosovën e pret punë e rëndësishme. Këtu përfshihen reformat e lidhura me Planin e Rritjes dhe Reformave, zbatimi i mëtejshëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përparimi në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së. “Ndonëse BE-ja është e gatshme ta mbështesë Kosovën edhe më tej, partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkët”, nënvizoi zëdhënësi. Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Shiroka Pulën presidente të re në minutat e para të 7 tetorit. Zgjedhja erdhi pas një marrëveshjeje politike të arritur në minutën e fundit, e cila siguroi edhe votat e deputetëve për ndryshimet ligjore që kufizojnë kompetencat e asaj që njihet si Gjykata Speciale.
Para votimit për presidenten, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e përmbyllur kështu procedurën parlamentare për projektligjin e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë. Seanca e jashtëzakonshme u thirr në orët e vona të 6 tetorit, pasi PDK-ja pranoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet që Shiroka Pula të ishte kandidate për presidente. Kjo ndodhi pas një dite të tërë pa rrugëdalje mes partive. Ndërkohë, protestat kundër ndryshimeve në ligj vazhduan edhe më 6 tetor, një ditë pasi ishte arritur deri te përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.
Baza juridike për themelimin e Dhomave të Specializuara është këmbimi i letrave i vitit 2014 mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton. Dhomat kanë selinë në Hagë, por janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Bashkimi Evropian është mbështetësi kryesor financiar i tyre, me gati 400 milionë euro që nga themelimi.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
7 Tetor13:17
Votimi 3 minuta pas mesnatës/ Ambasadori i BE në Kosovë uron presidenten e re: Mbështetja jonë e palëkundur! Pres me kënaqësi të bashkëpunojmë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në kët&...
KOSOVA
7 Tetor11:15
Marrëveshja që shmangu krizën/ “Reuters”: Kosova zgjodhi Presidenten, shmangu zgjedhjet
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës ka marrë vëmendjen e agjencisë ndërkombëtare t&...
KOSOVA
7 Tetor08:43
Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?
Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme q&e...
KOSOVA
7 Tetor08:06
Kosova kthen në traditë presidentet gra! Pas Vjosa Osmanit dhe Atifete Jahjagës, Justina Shiroka-Pula emri që i dha fund ngërçit politik në Kosovë
Kosova ka tashmë një presidente të re. Pas muajsh vakance në postin e presidentit, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur në kry...
KOSOVA
7 Tetor00:17
Parlamenti i Kosovës zgjedh presidenten e re të vendit. Kush është Justina Shiroka Pula
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente.
Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
KOSOVA
6 Tetor23:48
Miratohet Ligji i Speciales, deputetët e Kuvendit të Kosovës brohorasin: UÇK, UÇK
Kuvendi i Kosovëska miratuar projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
88 vota votuan për miratimin e...
KOSOVA
6 Tetor23:12
Hamza pranon ofertën e Kurtit, Eliza Hoxha kundërkandidate për presidente
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai drejton e pranon kandidaten e ...
KOSOVA
6 Tetor22:47
Ende pa kompromis, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme
Nga propozimi në propozim, por ende pa kompromis.
Kryeministrit Kurti propozoi që deputetët e Vetëvendosjes të votojnë ndryshimet...
KOSOVA
6 Tetor22:24
Kurti tjetër propozim për Presidente, kandidatja ish-deputete e PDK
Kryeministri Albin Kurti ka modifikuar ofertën e tij për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke propozuar që në të n...
KOSOVA
6 Tetor22:10
Protestuesi humb ndjenjat mes turmës, Njësia Speciale ndërhyn për t’i ardhur në ndihmë
Një protestues ka humbur ndjenjat mes turmës gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.
Pjesëtarët e Njësisë ...