Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, ku bëjnë pjesë edhe kryebashkiakë të zgjedhur nga Partia Demokratike, i është drejtuar me një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, lidhur me procesin e riorganizimit territorial dhe ndryshimin e kufijve të bashkive.
Në letër, shoqata ngre shqetësimin se procesi për riorganizimin territorial po zhvillohet në mënyrë të njëanshme, pa respektuar konsultimin me qytetarët dhe pa marrë në konsideratë qëndrimet e këshilltarëve vendorë, bëhet me dije në një njoftim të zyrës së shtypit të PD.
Shoqata ngre shqetësimin se 15 bashki rrezikojnë të shkrihen ose të ndryshojnë kufijtë, ndërsa komunitetet e prekura nuk janë përfshirë, sipas saj, në mënyrë të mjaftueshme në procesin e riorganizimit.
Në letrën drejtuar institucioneve europiane, shoqata kërkon reagimin dhe ndërhyrjen e tyre përpara se ndryshimet të miratohen në Kuvend. Ajo argumenton se ndryshimi i kufijve të njësive të qeverisjes vendore duhet të shoqërohet me konsultim real me komunitetet dhe respektimin e parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.
Shoqata thotë se i ka përcjellë institucioneve europiane edhe materiale që, sipas saj, dëshmojnë anashkalimin e qytetarëve dhe këshilltarëve vendorë në 15 bashkitë e prekura nga riorganizimi.
Sipas saj, çështja nuk lidhet vetëm me interesat e komuniteteve të prekura, por edhe me respektimin e standardeve europiane të demokracisë lokale dhe detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.
Shoqata paralajmëron se miratimi i ndryshimeve pa një proces të plotë konsultimi do të cenonte, sipas saj, interesat e komuniteteve vendore dhe besueshmërinë e vendit në zbatimin e parimeve europiane të vetëqeverisjes lokale.
Autor i një vjedhje, kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë
390 studentë nisin studimet në Akademinë e Sigurisë, Hita: Policia nuk është thjesht profesion, por mision
“Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”, Demo në Akademinë e Sigurisë: Jemi në rrugë të mbarë për pagat
- 13:41 Autor i një vjedhje, kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë
- 13:37 Ronaldo e akuzoi se shkeli fjalën, Jorge Jesus përgjigjet shkurt
- 13:30 Britani, MI6 frikësohet nga rrjedhja e mundshme e sekreteve nga kryespiuni gjerman
- 13:28 Zelensky: Sulmi me raketa ruse vrau 12 persona, i bënë një dhuratë ditëlindje Putinit
- 13:21 Shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, procedohet shoqëruesi
- 13:21 Politico: BE-ja po përgatitet në heshtje për një skenar sulmi hibrid me viktima