Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjirokastër, 38 patenta të pezulluara në dy javë! Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë masa për shkelje në rrugë

    Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

    U vodhi me dhunë varëset e floririt dy qytetarëve në Durrës, në pranga 40-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjirokastër, 38 patenta të pezulluara në dy javë! Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë masa për shkelje në rrugë
    Aktualitet

    Gjirokastër, 38 patenta të pezulluara në dy javë! Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë masa për shkelje në rrugë

    October 7, 2026
    Gjirokastër, 38 patenta të pezulluara në dy javë! Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë masa për shkelje në rrugë

    Policia Rrugore e Gjirokastrës ka pezulluar 38 leje drejtimi dhe ka arrestuar ose vënë nën hetim penal 7 persona gjatë dy javëve të fundit, si rezultat i monitorimeve të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore. Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit që lëvizin nën efektin e alkoolit, përdorin celularin gjatë drejtimit ose nuk vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

    Gjatë kësaj periudhe janë vendosur 608 gjoba për parakalime të gabuara, 816 për tejkalim të shpejtësisë, 562 për ndalim ose qëndrim të gabuar, 23 për mosvendosje të kaskës, 7 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 7 për përdorim të celularit gjatë drejtimit, 4 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 241 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

    Një tjetër fokus i kontrolleve kanë qenë mjetet e transportit publik dhe ato që transportojnë nxënës. Gjatë dy javëve janë vendosur edhe 50 masa administrative për shkelje si mungesa e dokumentacionit përkatës, transporti i nxënësve mbi kapacitetin e lejuar dhe mosrespektimi i përparësisë së këmbësorëve, kryesisht pranë shkollave.

    Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

    2 mijë masa 38 patenta aksidentet rrugore drejtues automjetesh Gjirokastër gjoba kontrolle rrugore leje drejtimi masa administrative patenta të pezulluara pezullim patente policia policia rrugore rregullat e qarkullimit shkelje rrugore shkelje të qarkullimit shqipëri Siguria rrugore trafik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjirokastër, 38 patenta të pezulluara në dy javë! Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë masa për shkelje në rrugë

    October 7, 2026

    Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

    October 7, 2026

    U vodhi me dhunë varëset e floririt dy qytetarëve në Durrës, në pranga 40-vjeçari

    October 7, 2026

    Digjnin goma dhe plastikë për të prodhuar gëlqere, IKMT shkatërron 3 furra në Krujë

    October 7, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.