
Sali Berisha, kreu i Partisw Demokratike, deklaroi se “vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti”.
“Barometri i urrejtjes popullore ndaj Parlamentit dhe Edi Ramës po arrin në nivelet më të larta dhe natyrisht është revolta dhe vetëm revolta ajo që mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i Edi Ramës. Siç keni konstatuar këto ditë, ai është shndërruar në një avokat publik të hapur të bandës së tij kriminale në AKSHI, të Mirlindës dhe Lindës, të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, dhe tani edhe të Roni Yeffetit, Arjeta autoblindës dhe famëziut Ardi Veliu”, tha Berisha, shkruan A2.
“Duke faktuar se ata nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të tij. Sot ai shkonte vizitonte garazhet e Arjetës, atje ku blejnë makinat me lekët e shtetit dhe ia shesin po shtetit. S'ndodh kund në botë vetëm këtu. 45 milionë euro ka marrë kompania e Edi Ramës me Roni Iffetin. Dhe ju besoj e dëgjuat, kur ekipi i BKH-së hyri në banesën e Iffetit, ai haptas, në sfidë të hapur telefonoi katër herë Edi Ramës. I bëri thirrje hetimit t'ia hetojnë atë telefon. Dhe po sipas këtij burimi, tre herë të tjera i lidhi Rama. Kaq familjar, kaq shërbëtor i tyre është ky. Dhe sot, në një mburojë, në një mbrojtje për ta, shkon dhe viziton garazhet, fabrikat gjoja, ku makinat që i bëjnë me lekët e taksapaguesve ua shet ministrive”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)